Në të njëjtën kohe me bllokimin e katër rrugëve kryesore të vendit, biznesi i vogël zhvilloi një grevë dy orëshe, për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së. Ata thanë se taksa e re i çon drejt falimentit në një kohë kur fuqia blerëse sipas tyre ka rënë.
Përfaqësues të biznesit të vogël në të gjithë vendin ulën qepenat ne shenjë protestë kundër rritjes së taksës për vlerën e shtuar, në të njejtën kohe, kur qytetarë të mbështetur nga opozita bllokuan katër akset kryesore të lëvizjes në vend.
Tregtarët e pazarit të Korçës, pezulluan punën për dy orë dhe kërkuan përgjysmimin e tarivës së TVSH që hyri në fuqi më 1 prill.
Paralajmërimi për protesta masive
Pas grevës, paralajmëruan se do të zbresin në protesta masive, por theksuan se do të shkojnë drejt falimentit për të mos rritur çmimet.
Tarifa e pranueshme për ta është niveli 6 % për produktet e shportës.
Të njejtën gjë benë edhe rreth 100 biznese në pedonalen e Fierit.
Tregtarët thonë se taksa për ta do të thotë faliment.
Protesta të ngjashme pati edhe në qytete të tjera.
Prej datës 1 prill nisi zbatimi i skemës së re të TVSH-së prej 20 % për çdo biznes që kalon xhiron 2 milion lekë.