Nuk ja mbante të shkonte në Kukës, por një mesazh e dha sot. Mesazhi ka kushtuar jo pak por plot 150 mijë euro. E gjitha kjo vetëm të mos shkojë në Kukës sepse atje ka frikë të shkojë këtop ditë të revoltës.
Kryeministri Edi Rama, pak pas protestës së opozitës, dhe në vazhdim të debatit për taksën e rrugës së Kombit ka mbajtur mesditën e së enjtes, një interpelancë virtuale me një përfaqësi të zgjedhur të qytetarëve të Kukësit. Rama ka qenë në Tiranë në krah të ministrit Gjiknuri, ndërsa përfaqësia qytetare në zyrën e Këshillit të Qarkut Kukës.
Gjëja e parë ishte ‘tërheqja’ e Ramës nga vendosmëria e filllimit sa i takon taksimit duke e ‘ngrirë’ për 60 ditë tarifën e Rrugës së Kombit. Fillimisht, si pjesë e paketës së ‘lëshimeve’ Kryeministri pati thënë se do të jepeshin 120 mijë euro në vit për të mundësuar abone ose tarifa të reduktuara për qytetarët e Kukësit, pra një subvencionim të pjesshëm.
Pak kush e di se, instrumenti nëpërmjet të cilit Kryeministri i vendit po e mban telekonferencën me qytetarët e Kukësit, është rreth 20 përqind më i shtrenjtë se shuma prej 120 mijë eurosh e akorduar si subvencion për të varfrit e qytetit verior.
Pajisja e videokonferenës, sipas një burimi të Politiko me njohuri në fushën e hi-tech, kushton rreth 150 mijë euro. Pajisja prodhohet nga kompania Polycom dhe quhet RealPresence Immersive Studio Flex.
Për të qarë dhe pë të qeshur bashkë, Kryeministrit i kushton më shumë të shkojë në Kukës virtualisht, nëpërmjet një videokonference, sesa të gjithë kuksianëve bashkë të lëvizin në Rrugën e Kombit përgjatë një viti.