Sulm banditesk me leva ndaj gazetarit Drishti nga banditë me maska, policia nuk reagoi

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.
Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.
Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

Artikulli paraprakAuron Tare, vigjilent në mbrojtje të çdo krimi enverist
Artikulli tjetërTrump vendos sanksione ndaj oligarkëve rusë, po ndaj oligarkëve në Shqipëri?