Breshëri plumbash në Tropojë dhe Elbasan, një i vrarë dhe 4 të plagosur rëndë

Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në Tropojë, ndërsa autori i dyshuar është në arrati. Në malin e fshatit Luzhë, është vrarë me armë zjarri 25-vjeçari Rexhep Alihasani.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, ka rezultuar se 25-vjeçari, i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik për motive të dobëta nga S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.
Policia njofton se po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Ndërsa në Elbasan katër persona janë plagosur pas një sherri me thika. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Sul Paprri. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes kurse policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetarin me iniciale G.Sh.

Artikulli paraprakDoganieri-deputet, si u bë pronar resorti me tokën e grabitur në Dhërmi dhe lejen e Ramës, rrëfimi i Irini Buas
Artikulli tjetërFaqja e pare