Rama nis terrorin ndaj tregtarëve në protestë, policia nuk lejon mediat të filmojnë: Kam urdhër, dil jashtë!

Protesta e biznesit të vogël në tregun e Medresesë në Tiranë është shoqëruar me incidente. Policia bashkiake dhe ajo private ka ndërhyrë dhe ka ndërprerë raportimin e gazetarit të Neës 24, ndërsa po raportonte nga tregu i Medresesë.
Policia i ka kërkuar gazetarit që të dalë jashtë bashkë me kameramanin. Ata kanë debatuar para kamerës, ndërsa polici e sqaron duke i thënë se ka urdhër për ta nxjerrë jashtë.
Gazetari: Kam punën time, ti ke tënden, të lutem se jemi live dhe jam në krye të detyrës
Polici: Kemi urdhër, dil jashtë
Gazetari: Zëre se jam një qytetar, po bëj punën time, mos bëj incidente para kamerës se nuk të leverdis
Polici: As mua, as ty.
Ndërkohë, ka reaguar menjëherë deputeti i PD, Flamur Noka. Ai u ka kërkuat policëve që të lejojnë mediat të bëjnë detyrën. “Askush nuk mund të pengojë mediat të bëjë punën”, u shpreh Noka.

Artikulli paraprakBiznesi i vogël: Po na falimentojnë se duan të ndajnë paratë tona me tre oligarkë
Artikulli tjetërMbyllet protesta e biznesit, vërshojnë inspektorët tatimorë, deputeti i paralajmëron: Mos bëni presion pasi të ikim ne