Në arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit në Treblovë të Vlorës

Ish kryeministri Berisha ka publikuar dje një foto, e cila dëshmon se si po lulëzon në çdo pëllëmbë të qarkut të Vlorës ashtu si edhe në çdo cep të vendit mbjellja dhe kultivimi i kanabisit. Foto është realizuar në zonën e Treblovës në Vlorë.
Parcelat me kanabis lulëzojnë në të gjithë vendin me dijeninë e krerëve të policisë dhe inspektorëve të fshatrave. I gjithë Jugu i vendit është i mbushur me kanabis nga trafikantët e lidhur me zyrtarët e lartë të policisë dhe qeverisë. Për të gjitha parcelat e mbjella me drogë janë në dijeni krerët e  policisë dhe inspektorëve të fshatrave, pasi ata marin pjesën e tyre nga kjo fushatë hashashi që ka kohë që po lulëzon. Sipas burimeve, për mbjelljen e hashashit, garancia është e plotë nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunimin edhe me kontigjentin kriminal. Krerët e policisë bashkëpunojnë me trafikantët e drogës dhe për çdo rrënjë kanabis të mbjellë marrin 50 euro.
Plantacionet me kanabis lulëzojnë edhe në Krujë, ku mbjelljet masive të drogës bëhen në bashkëpunim mes pushtetarëve, banditëve të krimit që pasurohen bashkërisht me drogën që mbjellin. Bëhet e ditur se në Krujë janë prerë pyje e shkurre për të mbjellë kanabisin. Në fshatrat Zezë, Verion, Greps, Bura, Mukje, Kurcaj lulëzon kanabisi pa asnjë problem për policinë. Sipas burimeve, për mbjelljen e hashashit garancia është e plotë nga strukturat e Policisë në bashkëpunimin me ish-dhe kontigjentin kriminal. Kjo situatë është edhe në fshatrat Thumanë, Derven, Gramez. Këto zona ngjajnë me fshatrat kolumbiane ku përveç manisë për të përfituar lekë ka dhe frikë se ai që nuk paguan kërcënohet me burg ose me gjoba të tmerrshme nga sekserët që kontrollojnë zonën dhe japin garanci.
Gjatë ditëve të fundit, policia ka ndërmarrë disa aksione për shkatërrimin e parcelave me kanabis, të cilat janë pa pronarë, por arat me kanabis të pushtetarëve nuk preken nga policia. Këto ara jo vetëm që nuk preken, por ruhen me forca të armatosura.
Trafikantët e mbështetur nga policia kanë angazhuar edhe mercenarë të armatosur me kallashnikov që ruajnë fushat e mbjella me lëndë narkotike. Gjatë ditëve të fundit janë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis në Vlorë, Sarandë dhe Elbasan, por nuk janë prekur parcelat me kanabis që i përkasin krerëve të policisë. Këto parcela ruhen nga mercenarët e paguar nga trafikantët e drogës.

Artikulli paraprakPrapavija e promemories për aktorin e shquar Bekim Fehmiu
Artikulli tjetërNë formularin e dekriminalizimit deklarohen krimet jo meritat apo aktet e trimërisë