Ndjekësit e Ramës në FB kanë shpërthyer në revoltë pas reagimit të Ramës mbi protestën e bizneseve. “Ishalla nuk ngjitesh në majë të kodrës thoshin plakat, fillon rrokullisja tani” ishte një nga paralajmërimet e ndjekësve të Ramës n facebook-un e tij.
Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së biznesit të vogël në mbarë vendin.
Sipas tij, futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, nuk e rrit barrën e tyre por siguron kontrollin e bizneseve të mëdha.
“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve.”
Ky status i kryeministrit ka bërë që komentuesit t’i “kërkonin llogari” në komente. Madje njëri prej tyre i ka prezantuar një rast konkret, rast i cili ka fituar edhe vëmendjen e Ramës.
“Mbaja bilancin e një dyqani çakmakësh dhe cigaresh, kur shkova t’i bëja bilancin më dha 150 fatura. Nga 2 mijë lekë në muaj që i merrja atij, i thashë pa 10 mijë lekë (të vjetra) nuk t’i mbaj dot. Ja hengsha zemrën Edi Ramës më tha”-shkruan qytetari.
Rast që Rama e ka hedhur poshtë, pasi sipas tij biznesi i vogël ka një xhiro deri në 2 mln lekë dhe nuk hyn në skemën e TVSH-së.