Berisha: Grushti i biznesit ndaj Kryeministrit pa të mbathura, vazhdim deri në fitore

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për protestën e bizneseve në të gjithë vendin kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, biznesi sot i dha grusht të fortë turinjve piktorit dështak pa të mbathura.
“Biznesi sot i dha grusht te forte turinjve piktorit deshtak pa të mbathura. Ai si shpetim zgjedh mashtrimin!
Zyrtari i larte tatimor e pergenjeshtron si mashtrim deklaraten e tij se tregjet nuk do kene TVSH.
Nderkohe qe, ne vendimin e qeverise te azhornuar, ata do jene ne TVSH ne rastin e mbi 2 milione. Ne vendim (shif nenin 11), jane perjashtuar vetem profesionet e lira, te cilat nuk kane prag TVSH, bujqesia qe e ka 5 milion pragun dhe hotelet me pese yje do ta kene vetem 6%.
Ndaj ju bej thirrje te gjitha bizneseve te vogla ne tregjet e vendit dhe jashte tyre, pas grushtit qe i dhane sot kryeministrit pa te mbathura te vazhdojne betejen deri ne fitoren e tyre te plote!
Lexoni mesazhin e tij” shkruan Berisha.
“Doktor, Rama mashtron ne postimin e tij ne fb, pasi tregjet qe mbyllen sot qepenat nuk jane te perjashtuara nga TVSH-ja. Ato do jene ne TVSH ne rast te xhiros mbi 2mln leke.
Po ju dergoj nenin perkates(11)te VKM-se se azhornuar
Ne kete nen vihet re se trajtim ndryshe kane profesionet e lira (qe skane fare prag tvsh),
Bujqesia qe e ka 5 mln, dhe
Paketa qe miratuan per hotelerite e luksit (6% tvsh)”, shkruan zyrtari.

Artikulli paraprak“Misioni i pamundur” i Juventusit!
Artikulli tjetërBreshëri plumbash në Tiranë, ekzekutohet 40 vjeçari