Një personështë vrarë me armë zjarri në Tiranë, në zonën e Kinostudios. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në Kinostudio, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Policia ka shkuar në vendngjarje por nuk ka mundur të arrestojë autorin.
Viktima raportohet të jetë Mario Majollari, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e policisë. Viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri, ndërsa dyshohet se arma e përdorur është silenciator.
Njoftimi i policisë
“Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç” thotë policia.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
Pista kryesore ajo e hakmarrjes. Policia ben me dije se po verifikohen problemet personale te viktimes pasi mendohet se eshte hakmarrje.