Bizneset amerikane, breshër ndaj qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho e cilësoi dje alarmant sondazhin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me rënien e biznesit amerikan në vend. Përmes një deklarate për mediat, Spaho tha: “Pranverës ekonomike të qeverisë i ra dje një tjetër breshër, duke hedhur poshtë propagandën fodulle të saj. Sondazhi i Dhomës Amerikane të tregtisë tregon rënien e besimit të biznesit me 4.83 pikë, për shkak të taksave të rritura, korrupsionit, monopoleve.
Të vërtetat e këtij raporti janë tronditëse për gjithkënd. “Jam tejet i shqetësuar rreth gjetjeve të këtij raporti”,- u shpreh ambasadori amerikan. Po këtë e thotë dhe FMN. E thotë dhe Banka Botërore. E thotë çdo biznes në vend, e çdo investitor” tha Spaho.  Ai theksoi se vetëm Rama e ministrat e tij shprehen se “nuk ka vend për shqetësim pasi gjithçka është një perceptim i gabuar”. “Përse shprehen kështu? Sepse ekonomia e tyre personale njeh vetëm pranverë, vetëm lulzim. Çfarë thote raporti? Nga 27 indikatore, 24 prej tyre janë në rënie. Dhe kjo është hera e parë që besimi rezulton me rënie, qysh kur dhoma amerikane e tregtisë ka filluar të publikoje këtë indeks. 65% e bizneseve te Dhomës Amerikane janë shprehur se klima për të bërë biznes është e pavaforshme apo shumë e pafavorshme. Burokracia e qeverisë, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i përgjithshëm i taksave, janë tre elementet kryesore qe shqetësojnë bizneset amerikane ne Shqipëri. Me rënie të ndjeshme dhe mjaft shqetësuese rezultojnë marrëdhëniet me tatimet e doganat. 70 përqind e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e taksave si të pafavorshëm, ose shumë të pafavorshëm për bizneset. Ky tregues ka shënuar rënien më të madhe nga viti 2014, me pothuajse 7 pikë. Ky është realiteti dramatik i ekonomisë sot, dhe jo propaganda rozë që dëgjojmë çdo ditë nga Ahmetaj dhe Edi Rama” tha Spaho.

Artikulli paraprakPaloka: Sundimi i Ramës me krimin do të bjerë
Artikulli tjetërZbulohet transferta 225 mijë dollarë, Bojaxhi në koncesionin e Rilindjes