Vrasja në Tiranë/ Gjendet e djegur makina e krimit, si iu larguan autorët policisë

Dalin detaje të reja për vrasjen e Marjo Majollarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios në kryeqytet. Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur një makinë tip benz e djegur në fshatin Gramëz të Fushëkrujës.
Makina e djegur është gjetur në rrugen që lidh autostradën me fshatin, rreth 300 metra nga autostrada. Paraprakisht dyshohet se mund te ketë lidhje me vrasjen e Marjo Majollarit dhe autorët e kanë përdorur atë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Pista kryesore në të cilën po heton Policia për vrasjen është ajo e hakmarrjes, pasi Avni Majollari, babai i viktimës është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave në zonën e Dajtit në vitin 2000.
Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale.
Grupi hetimor po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

10 vjeç kur i ati vrau 2 personamajollari 1
Marjo Majollari duket se e parandjente një hakmarrje të mundshme, pasi në 2015-tën, një vit pas arrestimit të të atit të tij kishte shkuar për të kërkuar azil në Suedi.
Pas refuzimit të kërkesës për azil, ai u kthye në Shqipëri dhe tashmë jetonte vetëm me të ëmën pasi ishte djalë i vetëm. Marjo ka qenë vetëm
Pista kryesore në të cilën po heton Policia për vrasjen është ajo e hakmarrjes, pasi Avni Majollari, babai i viktimës është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave në zonën e Dajtit në vitin 2000.
Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale.
Mario Majollari u qëllua me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Policia ka dyshime se pista kryesore e vrasjes ngelet hakmarrja.

Artikulli paraprakRoma bën histori, përmbys rezultatin dhe eleminon Barcelonën
Artikulli tjetërAlarmi që vjen nga Freedom House: Demokracia në Shqipëri në rrezik, vendi nën autoritarizmin e Edi Ramës