Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në “360 Gradë” në Ora News mbrëmjen e 10 prillit, thotë se kuksianët i dhanë një mësim shqiptarëve kur shkon ajo që quhet thika në palcë.
Guri: Kuksianët na mësuan se si mund të rebelohesh kur preket palca e kurrizit dhe na mësuan që ne të shikonim qëndrimin ndaj taksës por edhe qeverisë. Një herë na u tha taksë dhe njëherë tarifë.
Ti je vetvetja kur t’i rebelohesh dhe thua se kjo rrugë nuk e meriton një taksë të katërt. Kur merret taksa për Rrugën e Kukësit, kur ti të ndërtosh Rrugën e Arbrit për në Dibër dhe ajo rrugë që është më e shkurtër ajo taksohet sepse këto dy rrugë janë të taksueshme.