Basha: Nuk ka Parlament pa nxjerrë jashtë salle njeriun që poshtëroj shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalës së tij se, nuk ka Parlament pa nxjerrë jashtë salle njeriun që poshtëroj shqiptarët. Basha i bëri thirrje qytetarëve të mos i harrojnë kuksianët e arrestuar.
“Sot është dita e 13-të ku 11 kuksianët mbahen në burg. Ky kryeministër i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë i do në pranga kusianët e varfër”, tha Basha.auto 710cba33 edf4 426b add4 a318062173e11523523880
Basha u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta. “Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg! Nuk duhet t’i harrojmë se harresa dhe indiferenca e njerëzve u mundëson autokratëve të plaçkitin popullin e tyre. Dua t’u shpreh mirënjohjen sot të gjithëve atyre që janë ngritur në mbrojtje të kuksianeve, sepse atje ne ishim të gjithë kuksianë; ata treguan se në këtë vend ka shpresë dhe ka ende kurajo”, u shpreh Basha.
Me pankarta “Liro Kuksianet! Arresto kriminelet!”, deputetët e opozitës janë ulur në kuvend.

Kryetari i Partisë Demokratike takoi grupin parlamentar para seancës parlamentare. Ndërkohë dje në takimin me aleaten LSI, është vendosur që të ndërmerren hapa për dënimin e kryeministrit Edi Rama për thyerje të etikës, duke mos e lejuar të flasë në foltore. Kjo për shkak se byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI-së për përjashtimin e kryeministrit Rama , për thyerje të etikës.
Opozita ka thirrur njëzëri: Rama ik, ndërsa vazhdon të mbajë parulla; “Lironi kuksianët”. Ndërkohë, Rama është shfaqur në Parlament. Me duarkryq dhe mbështetur në karrigen e tij kryeministrore i vështron qëndron buzagaz. Deputetët e opozitës ndërkohë, vazhdojnë të mos lirojnë foltoren, ndonëse ishte radha e deputetit të PS, Erjon Braçe, i cili foli nga vendi.
Pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste për përjashtimin e Ramës për gjuhën e përdorur në Kuvend, si dhe për lirimin e 11 kuksianëve.
Në këto kushte, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi e ka mbyllur seancën parlamentare deri në një moment të dytë.

Artikulli paraprakShefi i Habilajve mbërrin në Parlament, Tahiri me Ramën sfidon drejtësinë
Artikulli tjetërOrnela Vorpsi më rëndë se teto Polikseni