Berisha: Ministri Ahmetaj vjedh më shumë euro sesa ka qime në kokë

Ish-Kryeministri Berisha theksoi në studion e Abcnews se, opozita ka një platformë dhe po operon me atë, sikundër ka një zgjidhje për të gjitha problemet që ka krijuar Edi Rama.
Berisha akuzoi Kryeministrin Edi rama se ka një listë mashtrimesh dhe asgjë tjetër.
“Kush e krijoi problemin me rrugën e Kombit? Edi Rama vendosi ndër taksat më të larta që ekziston në Botë dhe Europë. Thotë e ka vendosur Berisha, por mashtron, sepse Berisha po të donte t’a vendoste e kishte vendosur.
Marrin copa letrash dhe thonë ja ku është drafti, pra paraqiten thjesht si fallsifikatorë dhe nuk japin zgjidhje. Opozita ka zgjidhjen, do të japë 1/10 e taksës së qarkullimit për të mirëmbajtur rrugën e Kombit”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë kërkon opozita, Berisha tha se kjo mazhorancë është një narko-mazhorancë që nuk ekziston kurrë në planet sot.
“Po të jap një shembull, Vladimir Balla është vëllai i Taulant Balla, i cili emërohet drejtor i Task Force për Ujin. Ose po ju them që 4 drejtori janë shkrirë në 1, janë drejtori që kontrollojnë pronën shtetërore dhe ato janë në dorën e kunatit të Erjon Braçes.
Arben Ahmetaj vjedh më shumë euro sesa ka qime në kokë. Merrni inceneratorët, ai në Elbasan u fitua tenderi me 22 milionë dhe u shit pas 3 ditësh me 13 milionë, pra u futën 9 milionë në xhep. Kaloni në Fier, thanë do e shesim 28 milionë dhe pastaj u gjet Arben Ahmetaj me çelësa në dorë dhe tha se do e ndërtojmë me 13 milionë. E dini sa është inceneratori i Tiranës? Mbi 100 milionë”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tha se opozita ka mbështetur fuqishëm hapjen e negociatave. “Kemi deklaruar se mbështesim plotësisht hapjen e negociatave dhe miku i socialistëve Knut Fleckenstein iu tha shqiptarëve ndershmërisht se protestat nuk pengojnë hapjen e negociatave”, tha Berisha. Ai tha se raporti i datës 17 prill do të jetë pozitiv. “Në muajt që vijnë nuk do të ketë pengesa”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do t’i ndalin protestat deri në fundin e kësaj qeverie
Artikulli tjetërBerisha: Lu e Vlahutin zbatuan planin e Sorosit, Rama do paguajë me lëkurën e tij kapjen e drejtësisë