Nëse ju ndodh se nuk mund ta mbërtheni një pullë të këmishës përreth qafës, kjo do të thotë se mund të keni probleme serioze shëndetësore në të ardhmen.
Meshkujt me gjerësi të madhe të qafës janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sipas studimeve të kryera në Brazil, transmeton Telegrafi.
Studimi kishte analizuar rreth 4,000 meshkuj, ndërkaq pas eksperimenteve hulumtuesit kishin zbuluar se gjerësia ideale e qafës për meshkujt është 38 centimetra.
Meshkujt që kanë madhësi vetëm 2.5 centimetra më të gjerë sesa madhësia e lartcekur kanë shanse më të mëdha të jenë rezistent ndaj insulinës, të kenë shtypje të lartë të gjakut, nivele më të larta të triglicerideve, etj.
Dhjami që akumulohet përreth qafës mund të shkaktojë pezmatime të cilat shpijnë në akumulimin e dhjamit të tepërt në arterin karotid në qafë, e kjo pastaj shpie në probleme të zemrës.
Vlen të ceket se meshkujt që merren me ushtrime fizike dhe kanë qafë të gjerë nuk janë të rrezikuar, sepse qafa dhe shpatullat e tyre janë të gjera për shkak të muskujve, jo për shkak të dhjamit.