Vasili: Dita e përplasjes finale me drogën e krimit është shumë afër

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas protestës së të rinjve të FRPD dhe LRI afër banesës së kryeministrit në Surrel kundër taksës në Rrugën e Kombit. Policia u mori kartat e identitetit disa të rinjve për t’i proceduar, ndërsa Vasili thotë se policia arreston të rinjtë dhe jo trafikantët. Petrit Vasili ka paralajmëruar se dita e përplasjes finale me mbështetësit e drogës është shumë afër.

Statusi i plotë:
Faqe e zeze e policise arreston te rinjte jo trafikantet.
Policia per faqen e zeze te saj ndalon te rinjte se protestojne per taksat përpara shtepise se kryeministrit ne Surrel.
Kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.
Kush mbeshtet drogen nuk arrestohet nga policia,kurse ata qe ngrihen kunder taksave i arreston policia e gangstereve.
Kete polici nuk ka veting qe e pastron se eshte qelbur peshku nga koka.
Dita e përplasjes finale me këta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afer.

 

 

Artikulli paraprakTahiri drejt burgut – Krimet e Rënda dy letërporosi të reja për Italinë dhe Greqinë
Artikulli tjetërGazeta gjermane Bild shpall Ramën humbës me nofkën ‘njeriu vezë’