Gazeta gjermane Bild shpall Ramën humbës me nofkën ‘njeriu vezë’

Ish-Kryeminisri Berisha ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një lajm të gazetës gjermane Bild, e cila shpall Ramën “njeriu vezë”.
Në lajm jepeshin detaje mbi seancën e djeshme pleanre, ku deputetët e opozitës i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama për shkak të arrestimit të 12 protestuesve.
“Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë. Kjo është një fitore ndërkombëtare e revoltës popullore për përmbysjen e narkoshtetit dhe klikës së tij me Edi Ramën në krye.”-shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Mielli dhe vezet mbi Edvinin lajm boteror! Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ajo shpall Ramen “njeriu veze”! Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.
Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën. Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb

Më poshtë përkthimi:
Humbës!
Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.
Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.
Kjo eshte nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.

30704846 989235974570643 8449941619045564416 n

Artikulli paraprakVasili: Dita e përplasjes finale me drogën e krimit është shumë afër
Artikulli tjetërProtestuesit i vendosin Ramës traun në Surrel – Policia nis terrorin