Kejdi Mehmetaj: Njerëzit e ambasadorëve, të përfshirë në afera korruptive

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ndihet e zhgënjyer nga trupa diplomatike në vendin tonë. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, Mehmetaj tha se diplomatët e huaj në Shqipëri, kanë prodhuar dekonstruktivitet dhe destabilitet në Shqipëri.
Madje ajo tha se njerëz të afërt me ta, kanë patur lidhje me afera korruptive.
“Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri.
Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi.
Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët.
Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri. E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi.”, tha Mehmetaj.

Ndërsa fliste për lajmet e fundit, lidhur me kërkesën e ambasadorin Donald Lu ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lalla, për të arrestuar Ilir Metën, deputetja e LSI-së tha se kjo ishte një ngjarje për të ç’fokusuar vëmendjen. Të tillë konsideroi edhe raportin e Freedom House, që sipas saj është financuar nga Soros.
“Për mua, ngjarjet që kanë nxjerrë në media janë sponsorizim, qoftë kjo, qoftë e “Freedom House”, janë sponsorizime tipike të qeverisë Rama dhe të atyre që kanë qëndruar gjithmonë pas Ramës duke e sponsorizuar, dhe nuk kam kompleks ta them Sorosin, për të shfokusuar reagimin qytetar.  Nëse sot qytetarët thonë se Rama duhet të bjerë, Rama çfarë bën? Hedh ca shashka për të na shfokusuar.”, tha Mehmetaj.

Artikulli paraprakI nxehti afrikan përfshin Shqipërinë – Cilët janë ditët me temperatura të larta
Artikulli tjetërProtestë edhe në Bruksel për lirimin e 11 kuksianëve (Foto)