Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video në lidhje me anëtarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Roland Ilia.
“Kandidati per deputet i Lal plehut per G99, Roland Ilia tani anetar i KPK, pra shitet si vetor pavarur!”, shprehet Berisha teksa publikon edhe videon. Në video shfaqet Erion Veliaj teksa prezanton atë si kandidat të G99.
Roland Ilira një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bën vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99.
Roland Ilia kërkoi votat e shkodranëve në vitin 2009 kundër qeverisë së Sali Berishës, për partinë e drejtuar nga Erion Veliaj.
Kandidati per deputet i Lal plehut per G99, Roland Ilia tani anetar i KPK, pra shitet si vetor pavarur! sb
Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 13. April 2018