PD-Ramës: S’ka gardist që të mbron, reagimi i fortë pas dhunimit të memorialit të Azemit

PD ka reaguar ashpër pas dhunimit të memorialit të Azem Hajdarit pasditen e së premtes. PD ka paralajmëruar Ramën se nuk ka gardist që ta mbrojë nëse fajtorët nuk vendosen para drejtësisë.
“Memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha.”
Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.
Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.
PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!
Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”, thuhet në deklaratën e PD.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Si e prezantonte Veliaj anëtarin e KPK-së si kandidat për deputet të G99
Artikulli tjetërFaqja e pare