Rama do të pritet me protesta në Shkodër, ndërsa kreu i qeverisë i ka kërkuar ministrit të Brendshëm që të rrisë masat e sigurisë. Eshtë rritur numri i oficerëve të gardës që do të shoqërojnë Ramën dhe po ashtu edhe numri i policëve në qytetet. Rapartimet nga Shkodra flasin për një numër të madh civilësh që kanë mbërritur që në mëngjesin e ditës së shtunë dhe po ashtu pas kapjes së SHIK nga Rama është shtuar edhe numri i spiunëve të shqetësuar për sigurinë e Ramës.
Partia Demokratike mobilizohet për të bllokuar lëvizjen e KM Edi Rama. Pas lajmit se kryeministri Edi Rama pritet të shkojë ditën e nesërme në Shkodër, Partia Demokratike njofton se ka organizuar një protestë dhe ka përgatitur një skenar për bllokimin e Ramës në hyrje të Shkodrës.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga dega e PD-së në Shkodër, thuhet se protesta e nesërme do të mbledhë edhe biznesin e vogël që proteston kundër futjes në skemën e TVSH-së.
Në protestën e nesërme PD kërkon sërish lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit”.
Sot është ndërprerë mësimi në Shkodër me urdhër nga lart për shkak të vizitës së Ramës ditën e shtunë. Shkak për ndërprerjen është rregullimi, pastrimi madje dhe asfaltimi i rrugëve ku do shkelë Kryeministri Edi Rama në qytetetin verior.
Drejtorët rajonalë dhe zyrtarët e qeverisë kanë marrë urdhër për të organizuar jo vetëm punonjësit e administratës por edhe nxnësit e shkollave për të pritur sa më mirë të parin e qeverisë.
Protesta në “Rrugën e Kombit”
Më 31 mars u zhvillua një protestë e fuqishme në Kalimash kundër vendosjes së taksës nga qeveria në “Rrugën e Kombit”. Protestuesit e revoltuar i vunë zjarrin kabinave në vendin ku eshte vendosur trau për të paguar tarifën. Protesta është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
Pas mbarimit të protestës Rama urdhëroi arrestimin e protestuesve. Policia dhe forcat e FNSH të mbërritura nga Tirana arrestuan pasmesnate në orën 3 të natës 22 protestues. 11 prej tyre mbahen ende në burg me urdhër të Ramës.
Avokati Gjokutaj u shpreh se arrestimet janë bërë në mënyrë të jashtë ligjshme. “Vetëgjyqësia është kur një shtetas të drejtën që ai gëzon e zgjidh personalisht dhe nuk i drejtohet shtetit. Këta njerëz nuk i janë drejtuar shtetit sepse shteti është fajtori i gjithë kësaj shkeljeje. Njerëzit e kanë zgjedhur vetë. Prokuroria ka vepruar në shkelje flagrante, pasi si kontrolli i banesës, si arrestimi i personave që u dihet vendi, arrestimi nuk lejohet të bëhet natën. Ata janë familjarë, kanë fëmijë. Ky është një terror që nuk mund të lejohet në asnjë mënyrë. Këto janë metoda që vetëm e agravojnë situatën.
Kjo punë bëhet sepse kanë frikë se do ua nxjerrin njerëzit nga gjykata jo se nuk kanë salla. Ç’punë ka t’i sjellësh nga Kukësi në Tiranë. Këtu ka RENEA-n. Në Tiranë është shumatore. Kjo qeveri do të mbahet mend si hasmi i të varfërve. Modeli ekonomik është i gabuar. Nuk mund të zgjidhet kjo punë me repression”, u shpreh avokati Gjokutaj.