Basha në Elbasan, fermeri i tregon si iu shkatërrua vreshti nga konkurenca e pandershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar fermerët e fshatit Shushicë në Elbasan, si dhe ka folur për problemet e tyre; mungesën e tregut për të shitur prodhimet dhe TVSH- në e lartë.
Fermeri Rexhep Koçi ka rrëfyer se si i shndërroi tokat e tij nga vreshtari në plantacion të pjesshëm pjeshke.
Fermeri nga Shushica e Elbasanit nuk ia ka dalë dot që të realizojë asnjë fitim nga vreshti i tij. Siç ka rrëfyer, shkak ka qenë konkurenca e pandershme, duke e detyruar që vreshtin ta kthejë në plantacion pjeshkësh. “E ktheva nga rrush në pjeshë. U detyrova për arsye se këtu në shtetin tonë, që shtet nuk ka, s’ka kokërr garancie edhe për të financuar dhe ndërkohë dhe konkurrenca në treg. Nisur nga këto rrethana dhe nga mungesa e shtetit për të kontribuar është detyruar fermeri që të braksisë tokën”, duke shtuar më tej se ska asnjë rimbursim për to nga shteti.
Ndërsa Basha u shpreh se do të jetë pranë fermerëve dhe kundër TVSH-së së vënë nga qeveria. “Sot në tokën e tij ka shkuar kreu i PD-së Lulzim Basha dhe me ta janë mbledhur dhjetra fermerë të tjerë për të diskutuar rreth situatës së tyre të vështirë. Komuna ka 16 vjet që drejtohet nga të majtët dhe nuk ka patur asnjë investim në infrastrukturën rrugore dhe të fshatit’, tha në një lidhje ‘Live’ Basha.
Biznesi i vogël në vend po kalon një situatë shumë të vështirë, duke u ngritur edhe në protesta, për shkak se qeveria Rama ka ulur pragun e pagesës së TVSH-së, 20% të xhiros.

lulzimbashashushice

Artikulli paraprak“Do ia rras në lule të ballit”, shkodrani pritë Kryeministrit me thasë patatesh dhe vezë (Video)
Artikulli tjetërQytetarja e përlotur: Do hidhem në Bunë të mbytem! Në shtëpi nuk kam as bukë të ha! “Nuk do mbytesh ti por Edi Rama”