Ndërhyrja që Benatia i bëri Lucas Vasquez në minutën e 93-të, nga e cila erdhi penalltia dhe goli i kualifikimit të Cristiano Ronaldos për në gjysmëfinalet e Champions-it, është ende subjekt debati. I fundit që ka ardhur në skenë, për të vlerësuar këtë moment, ka qenë Hristo Stoichkov, ish-lojtar i Barçës. Pavarësisht nga pakënaqësia e tij për Real Madridin, bullgari nuk ngurroi të shprehte hapur mendimin e tij.
“Nuk ka nevojë për të diskutuar shumë, është shumë e qartë se ka kontakt. Nuk ka rëndësi nëse ndodhi në minutën e 1-rë apo të 93-të. Mbrojtja e Juventusit është vendosur gabim, duke lënë dy lojtarë të lirë në zonën e vogël. Ishte një vendosje e keqe e lojtarëve të Juventusit, – tha ai për “Univision”, rrjetin me të cilin bashkëpunon. – Ishte penallti”.
Vendimi i gjyqtarit anglez, Michael Oliver, provokoi zemërimin e Juventusit. Më e fuqishme ishte deklarata e Buffon, i cili përfundoi i përjashtuar nga loja me karton të kuq, pasi kontestoi fort dhe tha: “Arbitri ka një kosh mbeturinash në vend të zemrës”.