Partia e Kryeministres britanike kritika qeverisë Rama

Partia Konservatore e kryeministres së Britanisë Theresa May ka mjaft ankesa për punën e kryer deri më tani nga qeveria shqiptare në lidhje me goditjen dhe luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Paralajmërimi ka ardhur nga PD përmes deputetetes Fatbardha Kadiu, e cila ka marrë pjesë një aktivitet të organizuar në Londër nga Konservatorët.
“Në takimet me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësim kryesor dhe për fat të keq temë kryesore ishte krimi i organizuar shqiptar, rritja eksponenciale e krimit, tejmbushja e burgjeve me shqiptarë. Lidhja e qeverisë me krimin, korrupsioni si dhe projekti për kanabizimin e Shqipërisë ka përfshirë shumë qytetarë në veprimtari kriminale.
Në të gjitha bashkëbisedimet me përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësimi kryesor i bashkëbiseduesve ishte që qeveria shqiptare nuk po bën asnjë hap konkret për të ndihmuar në luftën ndaj krimit!”, shkruan në rrjetet sociale deputetja e Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakBasha kërkon mbështetjen e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave me BE
Artikulli tjetërTarifat, universitetet “zhvasin” studentët për luksin e zyrave