Berisha publikon mesazhin e oficerit: Djegia e dy makinave të policit në Vlorë u bë për pazaret e drogës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin një efektivi policie nga Vlora i cili shkruan se djegia e dy makinave në Vlorë është bërë për pazaret e drogës. Ai sghkruan se, Ermelind Abazi, polic i Delta Force, në vitin 2015 duke perfituar si shofer i fugonit të Delta Force ka kryer trasporte droge brenda qytetit dhe zonave për rreth duke ua çuar deri në breg të detit ku i priste gomonia dhe e ngarkonin dhe e nisnin në itali.
Postimi i Berishës në Facebook
Prapa djegies se dy makinave ne Vlore, chercher la drogue (kerkoni drogen). Narkopolici eshte pronari!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Sali Berisha. Une qe te shkruaj jam nje koleg i Ermelind Abazi, polic i Delta Force, te cilit iu dogjen dy makina luksoze me cilindrat te madhe ne qytetin e Vlores diten e premte ne darke vone. Zotria ne fjale ne vitin 2013-2014 ka qen me nderhyrjen ne fshatin Lazarat dhe ka kryer trasporte me makinen e tij personale per te nxerre hashashin nga Lazarati dhe per tua cuar trafikantve ne destinacion te sigurt duke perfituar nga detyra e policis. nderko ne kte vit ka ndertuar dhe nje hotel 5 kac ne dhermi ka dhe nje supermarket ne emer te babait ne dhermi duke siguruar pastrimin e lekve. Ne vitin 2015-2016 duke perfituar si shofer i fugonit delta forc ka kryer trasporte brenda qytetit dhe zonave per rreth duke ua cuar deri ne breg te detit ku i priste gomonia dhe e ngarkonin dhe e nisnin ne itali.
Eshte i implikuar me shum trafikant te medhenj ne qytetin e vlores dhe fierit. si ka mundsi qe zotria ne fjal brenda vitit nderton 1 hotel luksoz ne dhermi dhe blen 2 makina luksoze ? ndersa ne te tjeret me te njejten rrog nuk harrim te bleim nje shpi per te fjetur jemi akoma me qira ? dhe populli vuan per bukun e gojes ? ju lutem ngrini zerin tuaj si opozit se te ju kemi besim . ju lutem me mbani anonim se sdua te humbas vendin e punes. faleminderit”.

Artikulli paraprakJa si mashtron Rama, publikon në Facebook të punësuarit e para disa viteve
Artikulli tjetërA po dëmtoni shëndetin tuaj duke u ankuar?