Agjencia e Prokurimit Publik bëri me dije se në periudhën 1 janar-15 mars janë zhvilluar 150 procedura me negocim gjatë kësaj periudhe kur një vit më parë ishin 1510 të tilla. Vlera e prokuruar për 1 janar-15 mars 2018 ishte 694 milionë lekë apo rreth 6.4 milionë dollarë kurse një vit më parë ky fond ishte rreth katër herë më i lartë.
Reforma në prokurime sipas APP ka dhënë efekt edhe tek nënshkrimi i marrëveshjeve kuadër të cilat këtë vit kanë qenë më prezentë. Marrëveshjet kuadër u rregulluan edhe me një udhëzim të veçantë nga APP duke synuar përdorimin më efiçent të parave nga ana e institucioneve lidhur me disa kategori blerjesh dhe shërbimesh të veçanta. Marrëveshjet kuadër të janar0-15 mars 2018 ishin 341 ndërkohe që një vit më parë ishin vetëm 14.
Në vlerë marrëveshjet kuadër të shpaluara kanë pasur një fond limit prej 8 miliardë lekësh kurse një vit me parë kjo vlerë ishte vetëm 132 milionë lekë.
Pozitive sipas APP ka qenë edhe mënyra sesi është vepruar me blerjet e vogla që ka rezultuar me një kursim prej 116 milionë lekësh. Kjo është diferenca mes vlerës së kontratave të nënshkruara dhe fondit limit të prokuruar. Në total numri i blerjeve të vogla të nxjerra në sistem është 2150.
APP raporton se nga sektori i koordinimit janë kontrolluar 220 procedura dhe janë nxjerrë 3 rekomandime për AK-të. Të paktën 36 autoritete kontraktore kanë reflektuar pas rekomandimeve të APP-së dhe kanë ndryshuar dokumentet e tenderit.