Rinis terrori ndaj bizneseve të vogla. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka nisur përfshirjen në TVSH të bizneseve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pavarësisht se ata ushtrojnë aktivitet në tregtinë më pakicë dhe deri më tani janë trajtuar si të vogla. Kjo masë ndaj bizneseve ishte lajmëruar më parë nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili vetëm pak ditë nga emërimi në këtë detyrë tha se të gjitha bizneset në zonën e bllokut do të klasifikohen si te mëdha. Një njësi e shitjes së rrobave, e cila ka marrë shkresën nga tatimet pohoi se xhiroja që ajo ka deklaruar në tatime është shumë herë më e ulët se kufiri i i përfshirjes në TVSH prej 50 milionë lekësh. Shkresa që i ka shkuar nga tatimet është formuluar në mënyrë të tillë: “Referuar shkresës datë 5 maj 2016 të Drejtorisë së Vlerësimit te të ardhurave tatimore dhe Kontabilitetit si dhe në zbatim të ligjit për TVSH ju njoftojmë se nga periudha tatimore maj 2016 jeni të regjistruar në librat e shitjes dhe blerjes si dhe në formularin e TVSH-së në afatet e përcaktuara më legjislacion”. Gruaja që ka në pronësi aktivitetin argumenton se, nuk mund të jetë një subjekt i përfshirë në TVSH. Nën presionin e rënies së konsumit dhe të konkurrencës nga qendrat tregtare xhiroja në tre vitet e fundit ka pësuar rënie sistematike, teksa qiraja është rritur. Gjithashtu furnizuesit e shumicës nuk lëshojnë fatura reale, ndaj këtu vështirësohet edhe shitja me TVSH. Të përfshirë në këtë situatë shumë biznese në zonën e Bllokut janë vënë në kërkim të shitjes së aktivitetit. Në fund te prillit u kanë nisur një sërë bizneseve të vogla njoftime zyrtare ku u kërkojnë subjekteve që e kanë xhiron afër 8 milionë lekë (që është kufiri që e ndan biznesin e vogël nga i madhi) që të kalojnë vullnetarisht në biznes të madh, pasi nga verifikimet në sistemin e ri elektronik ka rezultuar se qarkullimi i realizuar nga kompania është i përafërt me kufirin e regjistrimit si biznes i madh. Si rrjedhojë, Drejtoria e Tatimeve i ka ftuar bizneset që të paraqiten në mënyrë të vullnetshme brenda datës 31 maj pranë zyrave të saj, për të bërë kalimin në biznes të madh. Në shkresën e tatimeve shprehej e qartë se nëse bizneset do të refuzojnë të paraqiten vullnetarisht, atëherë dy punonjës të tatimeve do të paraqiten tek subjekti për të bërë verifikim dhe kontroll në vend të situatës dhe nëse do të gjejnë shkelje atëhere do të bëhen subjekt i masave ndëshkuese. Edhe subjekteve me xhiro afër 5 milionë lekë (që është kufiri që ndan biznesin e vogël pa TVSH me atë po të vogël me TVSH) dhe që bëjnë vullnetarisht deklarimin në biznes të vogël me TVSH u është kërkuar që të kryejnë deklarimet mujore të librave të shitjeve dhe të blerjeve dhe deklarimin e TVSH-së brenda datës 14 të çdo muaji.
Shkresa ndaj bizneseve
Një muaj më parë, bizneseve nga 5-8 milionë lekë, që u është verifikuar xhiro afër 8 milionë lekë u kërkohet të kalojnë si subjekt i madh (tatim fitimi u rritet automatikisht nga 7.5% në 15%), ndërsa atyre afër 5 milionë lekë u kërkohet të regjistrohen me TVSH. Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse. Tatimet u kanë nisur një sërë bizneseve të vogla njoftime zyrtare ku u kërkojnë subjekteve që e kanë xhiron afër 8 milionë lekë (që është kufiri që e ndan biznesin e vogël nga i madhi) që të kalojnë vullnetarisht në biznes të madh, pasi nga verifikimet në sistemin e ri elektronik ka rezultuar se qarkullimi i realizuar nga kompania është i përafërt me kufirin e regjistrimit si biznes i madh. Si rrjedhojë, Drejtoria e Tatimeve i ka ftuar bizneset që të paraqiten në mënyrë të vullnetshme brenda datës 31 maj pranë zyrave të saj, për të bërë kalimin në biznes të madh. Në shkresën e tatimeve shprehet qartë se, nëse bizneset do të refuzojnë të paraqiten vullnetarisht, atëhere dy punonjës të tatimeve do të paraqiten tek subjekti për të bërë verifikim dhe kontroll në vend të situatës dhe nëse do të gjejnë shkelje atëherë do të bëhen subjekt i masave ndëshkuese. Edhe subjekteve me xhiro afër 5 milionë lekë (që është kufiri që ndan biznesin e vogël pa TVSH me atë po të vogël me TVSH) dhe që bëjnë vullnetarisht deklarimin në biznes të vogël me TVSH u është kërkuar që të kryejnë deklarimet mujore të librave të shitjeve dhe të blerjeve dhe deklarimin e TVSH-së brenda datës 14 të çdo muaji.
Si rriten automatikisht taksat
Subjektet me xhiro nga 0-8 milionë lekë janë biznese të vogla me dy kategorizime. Subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH, ndërsa dhe taksa e biznesit të vogël prej disa muajsh është bërë zero. Ndërsa subjektet nga 5-8 milionë lekë janë të përfshirë në TVSH dhe paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 7.5%. Çdo kalim në një kategori më lart do të rriste ndjeshëm barrën fiskale për subjektet përkatëse: biznesi deri në 5 milionë lekë do të bëhej subjekt i TVSH-së (çka do të duhej ta reflektonte në çmimet e produkteve e shërbimeve) dhe do paguajë 7.5% tatim fitimi. Ndërsa biznesi nga 5-8 milionë lekë, nëse kalon te i madhi do të bëhej automatikisht subjekt i tatim fitimit prej 15% (pra dyfishim taksash). Pak ditë më parë, ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se të gjitha bizneset e Bllokut do të kategorizoheshin si subjekte të mëdha.