“Forbes” kthen Shqipërinë në diktaturë, e prezanton Ramën, Kryetari i Partisë së Punës

Revista prestigjioze “Forbes” ka bërë një shkrim dashamirës për kreun e qeverisë. Shkrimi duket se është bërë me pagesë. Gazetarja nuk është pjesë e redaksisë së Forbes, por thjesht një kontributore që nuk ka lidhje me politikat editorial të revistës.
Ajo që bie në sy është se Rama shfaqet në artikull si Kryetar i Partisë së Punës dhe jo i Partisë Socialiste. Kthimi tek Partia e Punës e kthen Shqipërinë 28 vite pas në kohën e diktaturës dhe tek partiua e krimeve dhe genocidit ndaj shqiptarëve. Duket se Rama ka projekt për të ndryshuar edhe një herë emrin e PS dhe për ta rikthyer atë në origjinë si PPSH.
Në një shkrim të Forbes të titulluar “Shqipëria një vend jo i zakonshëm, me një lider të pazakonshëm. Tani kërkon të hyjë në Europë”, ka një prononcim të Edi Ramës që tregon për gazetarët amerikanë se çfarë do të bëjë pasi të mbyllë kapitullin e politikës në jetën e tij.
Kryeministri tregon se arti ka qenë rruga e parë që përshkroi në jetën e tij, politika ka qenë e dyta, ndërsa e treta “diçka që ka të bëjë me shijen” thotë Rama, që rrëfen se i pëlqen të gatuajë.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.
“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.
Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.
“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.
“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”,përfundon kryeministri Rama për Forbes.

Artikulli paraprakRreziku i negociatave, kush do të jetë timonieri?
Artikulli tjetërBasha paralajmëron: Disa vende të BE kërkojnë prova në luftën ndaj krimit e korrupsionit para vendimit