Revolta e gruas së poetit të pushkatuar: Rama na ka futur në shtetrrethim, asnjë lek nuk do t’i japim për “Rrugën”

Protestës së qytetarëve në Kukës për lirimin e 11 protestuesve të cilët mbahen ende në burg u është bashkuar edhe gruaja e poetit të pushkatuar Havzi Nela, Lavdie Nela.
“Asnjë lek nuk do t’ja japim Edi Ramës, le të largohet që sot nga qeveria bashkë me ministrin e Brendshëm që e kanë futur Kukësin në shtetrrethim. Unë jam gruaja e poetit që babai i Edi Ramës ka firmosur vendimin për varjen e tij”, është shprehur Lavdie Nela.
Ditën e sotme në Kukës është mbajtur sërish protestë për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në 31 mars 2017. Në protestë kanë marrë pjesë aktivistë të shoqërisë civile si dhe mbështetës të tjerë.
Ndërkohë, grupi parlamentar i PD ka marrë vendim që nesër do të marrë pjesë në gjyqin ndaj 11 protestuesve kuksiane, të arrestuar për revoltën anti-taksë që shpërtheu në Rrugën e Kombit.
Gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër. Avokatët e protestuesve e ankimuan vendimin e mbajtjes në arrest të Gjykatës së Rrethit, si të padrejtë.
Vendimi është marrë në selinë e PD, pasi grupi demokrat braktisi seancën parlamentare sot ku kryeministri Edi Rama nuk qe i pranishëm në nisje dhe ku vendosi të merrte pjesë, deputeti Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm i akuzuar për trafik droge me bandën e Habilajve.

Artikulli paraprakBerisha: Rama, armiku i negociatave, mesazhe të paftyra deputetëve të Bundestagut
Artikulli tjetërPaloka: Tahiri kërcënon Ramën për herë të dytë publikisht