Thirrja e deputetit të Shkodrës: Të reagojmë fort nesër për lirimin e protestuesve të Kukësit

Deputeti i Shkodrës u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës nesër para gjykatës për të protestuar kundër gjyqeve politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Bardh Spahia, shkruan se nderi dhe tradita e Shkodrës e do që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të 11 të arrestuarve në protestën e Kukësit.
“Qytetarë të Shkodrës. Nesër paradite në Shkodër tek Gjykata e Apelit (afër Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 të arrestuarve për protestën e Kukësit.
Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtone kohët me të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktatures më të egër.
I gjithe grupi parlamenter i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkoder. Le te jemi sa më shumë nesër në ora 10:00 tek Gjykata e Apelit”, shkruan Bardh Spahia.

Artikulli paraprakParalajmërimi i Macron: Ndasitë mes demokracisë dhe autoritarizmit po kthehen në një “luftë civile”
Artikulli tjetërTahiri flet dhe nuk mohon takimin me Ramën, shantazhimi i ri për ish-shefin: Do flas mbrapa