Protestuesit rrethojnë Gjykatën në Shkodër: “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë qeveria”!

Mijëra qytetarë janë mbledhur para gjykatës së Apelit në Shkodër ku po protestojnë për lirimin e 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg prej më shumë se tre javësh. Protestuesit mbajnë parrulla në duar kun dër qeverisë dhe hedhin parrulla “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë qeveria” etj. Ndërkohë në vendgjarje ndodhen forca të shumta policore.
Bëhet e ditur se dhejtëra autobusë me qytetarë nga Kukësi e rrethe të tjera të veriut kanë mbërritur në Shkodër në mbështetje të protestusve të arrestuar.
Në sallën e gjyqit janë future edhe deputetët e opozitës të cilën janë në mbështetje të protestuesve.auto Untitled 41524214399
Gjatë këtyre ditëve qytetarët në të gjithë vendin janë solicarizuar për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre. Një mbështetje është dhënë dhe nga ana e opozitës, të cilët në seancën e parë që patën në Tiranë, patën dhe një konfrontim fizik me Policinë.
Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.

Artikulli paraprakKush është drejtori i Bashkisë së Durrësit që iu dogj “BMW X5” gjatë natës
Artikulli tjetërOficeri i policisë së Tiranës kapet me drogë në makinë dhe u “arratiset” kolegëve