Transmetuesi publik i Bosnjës, i zhytur në borxhe, ka thënë se do të shuhet në fund të qershorit, nëse qeveria dhe parlamenti nuk i zgjidhin problemet e tij të financimit. BHRT-ja u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa urgjente, në të kundërtën Bosnja do të bëhet vendi i vetëm në Evropë pa transmetues publik kombëtar. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), anëtar i të cilit është BHRT-ja, ka shprehur “shqetësim të thellë” në lidhje me situatën. BHRT financiohet nga parapagimi i qytetarëve përmes faturave të telefonit. Megjithatë, mbledhja e mjeteve në këtë mënyrë ka rënë, pasi shumica e qytetarëve kanë anuluar linjat fikse dhe kanë kaluar në telefona mobilë. BHRT i ka borxh Unionit Evropian të Transmetuesve 5.5 milionë euro.
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...