Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka folur pwr humbjen nw finalen e Kupës së Botës 2014. Ai ka fajësuar Gonzalo Higuain për finalen e humbur në Kupën e Botës 2014 kundër Gjermanisë në finale.
Sulmuesi që atëherë luante me Napoli doli i vetëm përballë Neuer në “Maracana”, por humbi një rast të shkëlqyer dhe më pas iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Mario Gotze shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë Gjermanisë titullin e katërt botëror.
Trajneri veteran, në autobiografinë e tij, që mban titullin “Gjenerata Lio”, nuk i kursen kritikat për sulmuesin aktual të Juventus.
“Për të gjithë futbollistët kishte vetëm një fajtor për humbjen në finalen e Kupës së Botës, ishte faji i Gonzalo Higuain. E vërteta është se është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi me të. E kishte topin në zotërim në hyrje të zonës dhe ishte krejtësisht i vetëm. Mund ta çonte ku të donte, por çuditërisht goditi jashtë. Kjo na kushtoi humbjen në finale”, shkroi Basile.
Më pas, ai shtoi: “Lojtarët nuk e donim më Higuain në ekip gjatë eliminatoreve të botërorit të fundit, sepse askush nuk mund ta harronte gabimin e tim. Ai humbi një mundësi për të shkruar historinë dhe për ta bërë Argjentinën të paharrueshme. Ishte një disfatë e madhe për të dhe ne”.

Artikulli paraprakDepartamenti i Shtetit: Qeveria dhe grupet kriminale, duart tek media
Artikulli tjetërAvokatja e Popullit: Masa represive ndaj protestuesve në Kukës, policia pa urdhër-arreste