Avokatja e Popullit: Masa represive ndaj protestuesve në Kukës, policia pa urdhër-arreste

Avokati i Popullit, Enedia Ballanca e ftuar sot në emisionin “Kjo javë” në Neës 24 ka sqaruar publikisht problematikat dhe shkeljet e evidentuara nga institucioni që drejton gjatë arrestimit të protestuesve në rrugën e Kombit.
Zonja Ballanca foli për mos zbatim të garancive ligjore dhe kushtetuese. Sipas saj urdhrat e ndalimit nga Prokuroria për protestuesit kanë qenë pa arsyetim në lidhje me shkaqet. Gjithashtu në rekomandim thuhet se nuk rezulton dokumentim nga Policia për ekzekutim të urdhrave
-Ju keni bërë një rekomandim të detajuar, çfarë ka ndodhur gjatë asaj nate?
Do doja të ishte edhe më i detajuar, me më shumë gjetje dhe problematika, por kaq kohë patën në dispozicion. Avokati i Popullit nuk vendos kush duhet arrestuar dhe kush jo, por kemi të drejtën të mbrojmë liritë dhe të drejtat e njeriut ndaj bëmë një analizë të plotë të kësaj ngjarje.
-A ka pasur probleme ligjore gjatë gjithë shoqërimeve?
Ka pasur probleme të natyrës procedurale. Nuk mund të shprehemi nëse urdhër-arrestet kanë qene të drejta apo jo. Ajo që ne kemi vënë re është se veprimet e kryera nga ana e policisë janë të marra nga një urdhër i prokurorisë.

-Lejohet t’i shkosh një individi në shtëpi? Është e ligjshme kjo?
E drejta themelore e njeriut është ajo e lirisë atij nuk duhet t’i cënohet liria. Në lidhje me masën e arrestit nuk ka ndalim për arrestimet gjatë orëve të natës. Ka një dispozitë tjetër që thotë se nuk mund të bëhen kontrolle nga ora 10 e natës deri në 7 të mëngjesit. Në gjykimin tonë nuk ka shkak që arrestimi të bëhet natën. Një arrest duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por nuk duhet të jetë as arbitrar. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut i trajton këto çështje vazhdimisht dhe arrin në konkluzionin se pushtetet nuk duhet të stimulojë masat represive.
-A keni kërkuar dokumente shtesë dhe nuk u janë vënë?
Çfarë kemi kërkuar na është sjellë, ka edhe të tjera që s’na kanë ardhur ende por nuk është se do ndryshojnë rezultatin. Ne ishim pas protestës në Kukës, janë vënë re sjelljet e frikës tek protestuesit. Gjatë shoqërimit policët nuk kanë lënë kopjet e urdhër-arresteve në shtëpitë e protestuesve. Edhe gjatë momentit të arrestimit nuk kanë dhënë asnjë informacion. Nga intervistat që kemi bërë dhe pyetjes përse na merrini i janë përgjigjur me ju e dini vetë ç’keni bërë. Pra duhet të kishte pasur më shumë informacion.

Artikulli paraprakIsh-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014
Artikulli tjetërVOA: Rama nuk reagon për kritikat e raportit të Departamentit të Shtetit