Burri i vogël që shfaqet në dritën e semaforit që nga koha e Gjermanisë lindore në ngjyrë jeshile. Ai marshon në të ardhmen me një flamur gjerman gati të padukshëm. Porta e Brandenburgut në Berlin shërbejnë si vijat e bardha të rrugës. Nga ana tjetër ndodhet një vend i ri: “Cool Germany”.
“Cool Germany”, titullohet numri i fundit i revistës “Economist”. Revista britanike që vështron Gjermaninë nga lart, sjell një ton të ri në debatin gjerman për atdheun dhe identitetin.
Autori i revistët Economist-Autor Jeremy Cliffe përshkruan krejt pa “frikë nga gjermanët”, fillimin e një epoke të re. Ai është i bindur se Gjermania po e zbulon veten nga e para. Vendi po bëhet më i hapur, më jozyrtar, më hipp. Por edhe më i ndarë dhe më i polarizuar. Sipas mendimit të këtij britaniku: më normal.
Poçja Germany
Dikur homogjene shoqëria gjermane është kthyer në poçe për të shkrirë amalgamën. Kërkimi për identitetin e ri, një identitet midis mitit amerikan të migracionit dhe frikës gjermane për mbytjen nga të huajt, do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por të ardhmen e gjithë Evropës.
Shifrat dëshmojnë për kthimin e Gjermanisë në një vend migracioni. Sipas të dhënave të Institutit federal të Statistikës, në vitin 2016 gati një në katër bebet e lindura në Gjermani ishte nga nënë e huaj. Në çdo pesë banorë një ishte me të ashtuquajturin sfond migracioni, pra dikush që një pjesë të prindërve nuk e ka me nënshtetësi gjermane.
Atdheu i ri, atdheu i huaj
Edhe revista gjermane”Der Spiegel” ia ka kushtuar numrin e fundit debatit për atdheun dhe identitetin. Nën titullin “Atdheu i ri” revista e përshkruan Gjermaninë si vend me ndryshime shoqërore, ku gjermanja e vjetër dhe gjermanja e re si dhe refugjatët ndihen herë pas here si të huaj.
Të dy mediat janë të një mendjeje sa i përket faktit, që ekziston në lloj sikleti për ardhjen e qindra mijëra refugjatëve dhe problemeve të shumëllojshme të integrimit. Por ndërkohë që “Der Spiegel” vëren se pjesa më e madhe e vendit “vuan nga stresi i identitetit” dhe përshkruan se “gjermanët pa rrënjë të huaja kanë frikë se imigrantët mund t’u marrin atdheun e tyre”, analiza e revistës “Economist” është më optimiste.
“Kriza e refugjatëve ka hapur horizontin Gjermanisë,” thotë revista. Përveç kësaj është duke u krijuar një “identitet i ri shoqëror, përkatësia kombëtare e cila nuk përcaktohet vetëm nga etnia, por edhe nga nënshtetësia”.
Lëvdata nga pala britanike nuk shihet mirë nga të gjithë. “Revista Economist shkruan për Gjermaninë nga perspektiva e Brexit-it”, komenton gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Në Gjermani digjen para Portave të Bandenburgut flamuj me yllin e Davidit! Cool Germany? Sikur të ishte ashtu!”
Cool Germany? Perceptimi ndërkombëtar i Gjermanisë ka pasur lëkundje vitet e fundit. Në vitet 1990 vendi shihej si “i sëmuri i Evropës”. Më 2010 u kthye në “Motor të Evropës” dhe më 2013 u reduktua në një komb, i cili “nuk i shfrytëzon mundësitë”.
Edhe Britania e Madhe është parë dikur nga mediat si “cool”, pikërisht kur kryeministri Tony Blair qeveriste vendin me “New Labour” (1997 deri 2007). Por ndjenja e coolness-it duket se ka ikur nga Britania e Madhe në kohën e brexit-it.
Fundi i erës së Merkelit
Në Augsburg të Bavarisë integrimi funksionon si vaj për shkak të ofertave të shumta të punës. “Puna i rrafshon të gjitha”, citon “Spiegel” të thotë studiuesi i integracionit Jens Schneider, i cili merret me shancet për karrierë në qytete të familjeve imigrante. “Socializimi nëpërmjet punës ka funksionuar që në kohën e Gastarbeiter-ve, dhe funksionon edhe sot.”
Tek revista “Economist” drita e semaforit është jeshile për Gjermaninë duke pasur parasysh këto suksese. “Do ishte gabim të nënvleftësohej Gjermania,” komenton revista. Që me ribashkimin, Gjermania e absorboi lindjen komuniste, kapërceu krizën ekonomike të viteve 2000 dhe pranoi një milionë imigrantë.” Për gazetarin britanik është e qartë: Gjermania po rigjen vetveten.