Beteja e re e Trump me protestuesit e Soros pasi të shkarkojë Mueller

Policia në qytetin Pitsburg të Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për trazira, në rast se presidenti Donald Trump shkarkon këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller.
Një memorandum nga komandanti i policisë i udhëzon detektivët të jenë në gjendje gatishmërie “deri në njoftimin e radhës”.
Sipas dokumentit, “besohet” se Trump do të shkarkojë së shpejti Muellerin dhe se do të pasojnë protesta të “shkallës së gjerë”.
Mueller është duke udhëhequr hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Zyrtarët e qytetit, megjithatë, theksuan se vendimi është vetëm një masë paraprake dhe jo pasojë e ndonjë informacioni për planet e Trumpit.
“Të gjithë detektivëve të krimeve të mëdha u kërkohet të kenë me vete uniformën e plotë dhe të gjitha pajisjet mbrojtëse deri në njoftimin e radhës”, tha komandanti i policisë në Pitsburg, Victor Joseph, në një email që ka siguruar CBS Neës.
Kryetari i Pitsburgut, Bill Peduto, konfirmoi se urdhri u është dhënë detektivëve të qytetit.
Drejtori i Sigurisë Publike në Pitsburg, Ëendell Hissrich, tha se është tipike për qytetin që të përgatitet për ngjarje apo kërcënime të mundshme.

Grupi i aktivistëve Move On tha se do të organizojë protesta në Pitsburg nëse Mueller shkarkohet, por, sipas rrjetit televiziv CNN, nuk është e qartë nëse paralajmërimi i policisë në këtë qytet është rezultat i protestës së paralajmëruar. Move On është një lëvizje e mbështetur nga miliarderi Soros, kundërshtar i Trump.
“Ne në Pitsburg jemi duke u përgatitur për t’iu përgjigjur shpejt dhe me forcë pengimit të qartë të drejtësisë”, tha grupi Move On në ueb-faqen e tij, duke shtuar se protesta planifikohen në qytete të mëdha në gjithë SHBA-në.
Ekipi i Muellerit është duke hetuar edhe nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së Trumpit dhe agjentëve rusë, për ndikimin e zgjedhjeve të 2016-ës.
Presidenti mohon çdo keqbërje dhe vazhdimisht shpreh zemërimin e tij me hetimet.
Ditë më parë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump beson se hetimet e Muellerit “kanë shkuar shumë larg” dhe se ai e ka fuqinë për ta shkarkuar atë.
Të mërkurën, Trump, përmes një postimi në Tëitter, tha se nuk është në nxitim për të shkarkuar Muellerin dhe as zëvendësprokurorin e përgjithshëm, Rod Rosenstein.
Udhëheqësi i Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan, Chuck Grassley, tha se ky komitet do të votojë një ligj për mbrojtjen e Muellerit, pavarësisht kundërshtimeve të republikanëve. Komiteti do të shqyrtojë legjislacionin javën e ardhshme.

Artikulli paraprakSovranizmi dhe makronia, Si Deep State qeveris Francën
Artikulli tjetërNjë organ i ri në trupin e njeriut, shërben për të lëvizur lëngun e “jetës”, flet mjeku