Shkaku që ka nxjerrë Bamkën të mbjellë pemë në pyllin orbital të Veliajt ka qenë një njoftim që ka nxjerrë Bashkia e Tiranës atë ditë vetëm në telefonin e Bamkës, ish-President i vendit. Sipas mesazhit që ka mbërritur në telefonin e Topit, Bashkia ka nisur aksionin “një pemë për një paçe”. Kjo ka bërë që Bamka të mos e mendojë dy herë por menjëherë ka kërkuar që të shkojë vetë në pyllin orbital. Ka marrë lopatën dhe ka mbjelë pemën në këmbim të pjatës së paces.
Pjesa më poshte zbukurimet e njoftimit zyrtar të Bashksië. Qytetarë, biznese dhe personalitete të vendit vazhdojnë ti bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë. Këtë herë pjesë e aksionit është bërë ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e “Kokonozëve”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ky veprim tregon përgjegjësinë e çdo qytetari për t’u kujdesur për qytetin e tij.
Ndërsa ish-Presidenti Topi tha se në vend të sherreve Bashkia ka vendour të kontribuojë për të ardhmen e Tiranës.
Erjon Veliaj: “Si një qytetar model, miku ynë Bamir Topi, sot na u bashkua në mbjelljen disa pemëve bli në këtë rrugë pranë lagjes së tij, si një mënyrë për të treguar se atdheu fillon te dera e shtëpisë tënde. Tani që e kemi kthyer në standart kurrë nuk do të zbresim nga kjo 100 mijëshe në çdo vit të fushatës së mbjelljes.”
Bamir Topi: “Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton.”
Punonjësit e prefekturës krahas kontributit të japin në mirë adiminstrimin e punëve të qytetit sidomos në kohë emergjencash i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe për Pyllin Orbital