Rama shpërblen oligarkun Jaka me 1.9 miliradë lekë të tjera për ushqimet në spitale dhe me ofertën më të lartë

Ja pse Nikolin jaka është në krah të Ramës dhe i kundërvihet protestuesve dhe qytetarëve të varfër të Kukëskit që kundëështojnë taksën e Rrugës së Kombit. Rama e ka shpërblyer Jakën me tenderin e ri në kundërshtim për ligjin e tenderave duke i dhënë atij 1.9 miliardë lekë të tjerë për ushqimet në spitale. Ajo që është skandaloze në këtë tender është fakti se Jaka e ka fituar tenderin me ofertrën më të lartë. Dy kompanitë e tjera me ofertë më të ulët janë skualifikuar për të fituar miku i Ramës.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, të cilat në pjesën dërrmuese janë fituar me çmime sa 99 për qind e fondit limit. Syri.net zbardh dokumentat zyrtarë që tregojnë se në dy vitet e fundit, ish i burgosuri për korrupsion Jaka, ka përfituar miliona euro tendera publikë nga qeveria, në shumë raste me ofertë sa 99 për qind e fondit limit.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, vetëm përmes kompanisë Sori-Al, Jaka dhe ish bashkëshortja e tij, Alma Tafani kanë përfituar mbi 5 milionë euro tendera publikë në dy vitet e fundit.
Sori-Al është një kompani që merret me shërbimin e ushqimeve të gatuara. Kompania furnizon me ushqime një numër shumë të madh të institucioneve publike, falë tenderave që ka arritur të marr duke shfrytëzuar edhe influencën e kreut të Dhomës së Tregtisë me qeverinë.

Kontratat
Sori-Al është kompania që ofron shërbimin catering për Albcontrol. Tenderi me vlerë 1 milionë euro është fituar në vitin 2016 me një çmim sa 99.9 për qind e fondit limit.
Me të njëjtën vlerë ndaj fondit limit kjo kompani ka marrë edhe tenderin e furnizimit me ushqime të spitalit Shefqet ndroqi, të organizuar nga Ministria e brendshme. Lista e kontratave me vlerë mbi 99 për qind e fondit limit, që kompania Sori-Al ka përfituar nga qeveria është e gjatë. Vetëm për dy vitet e fundit, shuma e tyre arrin në 5 milionë euro dhe në shumë raste, kompania është shpallur fituese edhe pse ka patur ofertën më të lartë.
I tillë ishte tenderi për furnizimin me ushqim të repartit ushtarak 3006 në Farkë, I organizuar nga njësia e blerjeve të përqëndruara në Ministrinë e Brendshme. Në këtë tender u paraqitën tre oferta. Më e ulëta ishte ajo e kompanisë, Shpresa dhe l’Artist me vlerë 310 mijë euro. Por tenderi u fitua nga Sori-Al që kishte ofertën më të lartë me vlerë 351 mijë euro ose 40 mijë euro më shumë se sa oferta më e ulët.
“Miq” me përfitime
Pak muaj më parë kur qeveria lajmëroi nismën e shumëpërfolur që detyron biznesin e vogël të paguajë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, Nikolin Jaka, ishte një nga zërat e pakët që e mbështeti publikisht. Madje duke bërë edhe deklarata kundër interesave të biznesit, të cilin presupozohet se duhet të përfaqësojë.

Gjatë një emisioni në Top Channel, ku u diskutua për barrën e TVSH për bizneset e vogla, Jaka tha se i gjithë informaliteti lind nga aty dhe vendosja e TVSH për këto biznese është zgjidhja e duhur që ato të mbyllen.
“Dyqanet e lagjeve duhet të mbyllen dhe do të mbyllen brenda 4-5 viteve. Qytetarët duhet të shkojnë të blejnë në supermarkete”, tha Jaka.
Por kjo nuk është deklarata e vetme, ku kreu I Dhomës së Tregtisë bën propagandën e qeverisë për të justifikuar nismat e saj abuzive kundër interesave të biznesit dhe qytetarëve.
Një ditë pas protestës për vendosjen e taksës në rrugën Durrës-Kukës ai ishte zyrtari i parë që ju bashkua etiketimeve fyese të Edi Ramës ndaj qytetarëve të Kukësit duke i quajtur ata vandalë.
“Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend” u shpreh Jaka gjatë një takimi me shoqatat e biznesit.
Me këto qëndrime, duket qartë se kreu i Dhomës së Tregtisë, në vend të interesave të biznesit të ndershëm, përfaqëson ato të qeverisë. Madje edhe në ato raste kur veprimet korruptive të qeverisë dëmtojnë drejtëpërdrejtë biznesin.
Arsyeja del nga dokumentat zyrtarë të APP-së. Jaka dhe Rama duket se kanë një marrëdhënie me përfitime dy palëshe, duke shkëmbyer tenderat me mbështetjen publike nga një organizatë që duhet të përfaqësonte biznesin dhe jo propagandën qeveritare.

Artikulli paraprakZhvlerësimi i papritur i valutës, Irani në krizë të thellë financiare
Artikulli tjetërJa pse Bayerni është favorit ndaj Real Madridit