Një efektiv policie ka vrarë veten me armën e shërbimit brenda komisariatit. Ngjarja ka ndodhur në komisariatin e policisë Fier, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e vetëvrasjes.
Sipas policisë viktima është Kastriot Fafaj 46 vjeç nga fshati Seman, dhe ishte me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit.
Ngjarja ka ndodhur kur efektivi ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushojë në fjetinën e policisë. Paraprakisht mësohet se kolegët kanë dashur të hyjnë në dhomën ku gjendej Kastrioti por dera ka qenë e mbyllur nga brenda.
Kolegët i kanë thirrur nga dritarja por kur kanë parë se nuk reagonte kanë shqyer derën dhe e kanë gjetur të vetëvarur. Kishte hequr këpucet, ishte shtrire dhe kishte qelluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemres, çka ka bërë që mos dëgjohej krisma e armës gjatë aktit të vetëvrasjes.
Njoftimi i policisë
Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.