Maskarada me tenderat

Ajo që po ndodh me tenderat është një maskaradë. Paratë e taksapaguesve po vidhen hapur dhe ditën për diell dhe askush nuk reagon. Prokuroria e kapur nga Rama ka nisur gjueti shtrigash ndaj protestuesve, por kurrsesi nuk mund të hetojë aferat e Ramës dhe të ortakëve të tij me të cilët ndan paratë që u vjedh shqiptarëve përmes taksave.
Kompania e pastrimit e Beliajt bën tender dhe ja jep paratë ortakut të vet, ndërsa Rama bën tender dhe Gjici konkurron me kompaninë e dytë që ka në pronësi.
ECO RECYCLING u themelua nga dy ortakë: ECO TIRANA dhe MEG ALBANIA. Në 26 shkurt 2018 MEG ALBANIA ia shet kuotat e veta shoqerisë koncesionare offshore për inceneratorin e Tiranës, pra Zotos. Në 13 mars 2018 ECO TIRANA shpall tenderin me objekt “Blerje makineri pastruese me kapacitet të vogël dhe të madh për rrugët”. Në të merr pjesë dhe ortakja e saj deri para pak ditësh, MEG ALBANIA e cila fiton tenderin.
Po ashtu në 13 shkurt 2018 shoqëria koncesionare e inceneratorit Tiranë, “Integrated Energy B.V” spv blen 49% të kuotave të shoqërisë së Eco Recycling, shoqëria e riciklimit me ortak kryesor biznesmenin që ndërmjetësoi marrëveshjen midis bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës për krijimin e kompanisë së pastrimit “Eco Tirana”.
“E thënë ndryshe, kuotat ia blen ortakut “MEG Albania”, famëkeqja e tragjedisë rrënqethëse të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj.
Statuti i shoqërisë “Integrated Energy BV”, na tregon se përfaqësues i kësaj shoqërie është i kudogjenduri ndër inceneratorë, Klodian Zoto. Në fakt, vendimin për ndryshimin e selisë, e nënshkruan edhe Zoto, në cilësinë e drejtorit.
Në fakt, kontrata e blerjes së 49% pjesëmarrje tek shoqëria “Eco Recycling”, si më sipër treguar, kësaj here nuk përmban nënshkrimin e Zotos.

Lidhjet e Veliajt me kompaninë “Eco Tirana”
“Eco Tirana” është kompania e krijuar nga vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me qëllim dhënien e tenderave klientelistë dhe kalimin e qindra milionë lekëve në xhepin e tij dhe klientëve të tij. Me ardhjen e tij në krye të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj shpiku Eco Tiranën, një kompani publike ku 50% të aksioneve do t’i kishte Bashkia këtu dhe Bashkia e Veronës dhe 50% dhe 50 % nga një kompani italiane me pronarë veronez, miq të kryebashkiakut të Veronës dhe Veliajt gjithashtu. Dy vite nga krijimi i saj, pas përfshirjes skandaloze në landfillin e vdekjes, ku për shkak të kushteve skandaloze humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, kjo kompani e administruar direkt nga Veliaj përfiton përmes firmës dhe vulës së kryetarit tendera me vlerë qindra miliona lekë, para të taksapaguesve të Tiranës.
Sipas portalit të të dhënave, Open Data në vetëm 5 javë, konkretisht në muajin e fushatës zgjedhore, qershor dhe një tender në muajin korrik, Veliaj i ka dhënë kësaj kompanie gjashtë tendera me një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesat janë kryer për shërbimin e pastrimit të kryeqytetit. Tenderat ndahen në llokma të mëdha parash, një tender kap vlerën e deri 350 milionë lekëve, të tjerë 300 milionë apo edhe 200 milionë lekë. Të gjitha pagesat janë kryer në muajin qershor dhe vetëm një tender rezulton të jenë paguar në javën e parë të muajit korrik. Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej dy vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.

Përfitimet klienteliste, Veliaj krijoi Eco Tiranën në shkelje flagrante me ligjin
Zanafilla e paligjshmërisë Veliaj nis me krijimin e shoqërisë Eco Tirana, me dhënien e 49 për qind të kapitaleve një firme italiane, pa garë, pa konkurs pa transparencë, dhe më pas me kushtet e rënda të paligjshmërisë në punën që bëhej në landfillin e Sharrës, ku për të gjitha është përgjegjës, drejtuesi i Bashkisë, Erion Veliaj.
Trajtimi nga Bashkia e Tiranës e shoqërisë aksionere “Eco Tirana”, sh.a, e cila do të ofronte disa shërbime publike, ka një sërë parregullsish dhe paligjshmërish. Paligjshmëri këto që ngarkojnë drejtuesin e Bashkisë së Tiranës me përgjegjësinë e konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe për këto shkaqe, ai është kallëzuar penalisht në Prokurori nga këshilltarët e djathtë.
Në rastin e përfshirjes së një Etniteti Publik në një shoqëri tregtare, në bazë të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, duhet më parë që nga ekspertë të licencuar të përllogariten kontributet reale me të cilat Etniteti publik kontribuon në këtë shoqëri.
Dhe në bazë të këtyre kontributeve të përcaktohet më pas pjesa takuese e aksioneve të Etnitetit Publik në shoqërine e krijuar. Në këtë rast, Bashkia Tiranë ka kontribuar në “Eco Tirana” sh.a, jo vetëm me shumën prej 1.989.000 lekë, por dhe me sasinë e mbetjeve urbane që prodhon qyteti, të cilat kalojnë në favor të shoqërisë së krijuar, si dhe me vënien në dispozicion të “Eco Tirana” të territorit të Landfillit të Sharrës.
Pavarësisht këtij kontributi trefish të Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit ka përfituar aksione vetëm për shumën e kapitalit fillestar që ajo ka derdhur në llogari të shoqërisë, dhe nuk janë përfshirë në kontributet e saj për shoqërinë tregtare, vlera e mbetjeve urbane që krijohet çdo vit dhe vlera e përdorimit të territorit të Landfillit të Sharrës nga ana e “Eco Tirana”
Pavarësisht se Bashkia Tiranë i është referuar nenit 33/1/d të Ligjit “Për organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor” ku parashikohet mundësia e themelimit të një shoqërie tregtare nga ana e saj në bashkëpronësi, për ofrimin e shërbimeve publike, ajo me akordimin në favor të shoqërisë “Eco Tirana” që në vitin e parë të një shume prej 2.5 milionë euro, ka shkelur në mënyrë flagrante nenin 33/3 të po të njëjtit ligj që e ndalon Bashkinë e Tiranës të akordojë fonde shtetërore në favor të shoqërive tregtare në bashkëpronësi dhe ku njësia vendore nuk zotëron Kapital të plotë të shoqërisë. Shoqëria “Eco Tiana”, përfiton nga veprimet e kryetarit të Bashkisë, pa kundërshpërblim, pronësinë dhe të drejtën e administrimit të mbetjeve urbane të riciklueshme të Tiranës për 25 vite që përbëjnë 200 mijë ton mbetje urbane në vit. Kjo pronë e luajtshme e Bashkisë së Tiranës përbën një burim të madh potencial të ardhurash për administruesin dhe poseduesin e saj dhe kalimi i kësaj prone publike një shoqërie me aksionerë private, pa kundërshpërblim, përbën shpërdorim detyre gjithashtu.

Cila është Eco Tirana dhe lidhja me Bashkinë e Veronës
Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit. Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë, të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun. Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB. “Menaxhimi i shërbimeve mjedisore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: mbledhjen, transportin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe grumbullimin e diferencuar të tyre, si dhe pastrimin e hapësirave publike, ndërtimin dhe manaxhimin, edhe për llogari të palëve të treta, të impianteve për rikuperimin, riciklimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, rehabilitimin e zonave nga substancat ndotëse, veprimtari të riparimit të automjeteve, elektroauto, llamarinist, gomist, xhenerik dhe motorist”, thuhet në përshkrimin e objektit të aktivitetit të “Eco Tirana”.

Çfarë fshihet
Edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj. Në 18 muajt e parë të saj, ose në harkun kohor të një viti e gjysmë, ndërmarrja “Eco Tirana” do të menaxhojë një fond prej 2.5 milionë eurosh, ku 10% e këtij fondi do të shtohet për të mundësuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Zona ku do të punohet fillimisht nga kjo kompani njihet si zona e kuqe, që është pjesa e qendrës dhe Tiranës së Re. “Monitor” ka siguruar planin e biznesit të saj. “Në përfundim të kësaj periudhe, menaxhimi i shërbimeve dhe mbledhja e diferencuar do të zgjerohen automatikisht deri në përfshirjen e të gjithë territorit të Bashkisë së Tiranës, ku përfshihet territori i Bashkisë përpara reformës territoriale. Nga 1 qershori 2017, zona zgjerohet në 50% të territorit që mbetet dhe nga 1 qershori 2018 do të mbulojë të gjithë territorin si më sipër”, thuhet në planin e biznesit të “Eco Tirana”.

Artikulli paraprakTrump i pastron zbokthin nga xhaketa Presidentit Macron
Artikulli tjetërFaqja e pare