“Reuters”: Merkel nuk i premton as këtë herë Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE

“Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE”
As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërisë premtim për negociatat e anëtarësimit me BE. Me këtë titull agjencia e lajmeve Reuters, në gjuhën gjermane, ka qenë e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama Merkel.
Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.
Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perëndimor është samiti i BE në qershor që do të vendosë tha Merkel para një bisede me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin. Që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh theksoi Merkel. Ajo lavdëroi Shqipërinë që kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve. Por në sfond janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit. “Në javët e ardhshme do të kemi mendimin përfundimtar nëse duhen bërë edhe disa gjera apo nëse progresi është i mjaftueshëm”, tha Merkel. Kancelarja theksoi qëndrimin e përgjithshëm se të tëra shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektiven e anëtarësimit në BE.
Me herët KM shqiptar kishte paralajmëruar që BE nuk duhet të zhgënjejë popullsinë në vendin e tij. “Një fund i perspektivës së BE mund te shkaktojë zhvillime të këqija, jo vetëm një radikalizim të Myslimanëve”, tha ai.

31292776 10213859289374591 6581444959100993536 nMerkel në konferencën me Ramën: Për hapjen e negociatave ka disa kushte paraprake
Është zbardhur deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Merkel ka konfirmuar se për të hapur negociatat, Shqipërisë i janë vendosur disa kushte paraprake, përveç pesë atyre të përcaktuara prej vitesh, gjithsesi, kancelarja nuk i ka bërë ato publike.
Merkel theksoi se vendimi përfundimtar i Gjermanisë për Shqipërinë do të merret në javën në vijim, pasi do të shihet nëse vendi ka bërë proges të mjaftueshëm dhe më pas situata do të diskutohet edhe me shtetet e tjera të BE-së.
“Janë një numër parakushtesh për të hyrë në procesin e negociatave. Shqipëria ka punuar deri më tani shumë fort për disa gjëra. Janë disa kushte të për hapjen e negociatave. Ne do të formojmë opinionin përfundimtar në javët e ardhshme, nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse është arritur një progres i mjaftueshëm dhe këto do t’i diskutojmë me homologët tanë europianë”, ka thënë kancelarja gjermane.

Deklarata e plotë:
Zonja dhe zotërinj, jam e lumtur që sot, dhe mund ta them me kënaqësi, kryeministri shqiptar është sërish në Gjermani dhe në një moment të rëndësishëm.
Ne na u desh një kohë e gjatë për të formuar qeverinë, por tani mund të punojmë përsëri siç duhet. Mund të them se kemi një marrëdhënie dypalëshe shumë të afërt, për të cilën të falënderoj.
Në 2018-ën, ne nuk festojmë vetëm 30 vjetorin e zhvillimit të bashkëpunimit Gjermani-Shqipëri, Gjermania mbetet e vendosur për këtë, por mbi të gjitha, ne po flasim për të ardhmen e rajonit, përfshirë samitin e Ballkanit Perëndimor më 17 maj. Të dyja palët duhet të falenderojnë shumë presidencën bullgare, që u kujdes në mënyrë të pabesueshme për rajonin e saj dhe që ka sjellë rritje domethënëse të udhëtimeve të politikanëve evropianë në rajon.
Ne do të diskutojmë se si do të vijojmë në procesin e të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ju e dini se ne jemi të vendosur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë prespektivë evropiane, për të qenë anëtare të Bashkimit Europian. Komisioni propozoi më 17 prill se negociatat me Shqipërinë mund të hapen. Ne do të diskutojmë për këtë në Këshillin Europian, në fund të qershorit.
Janë një numër parakushtesh për të hyrë në procesin e negociatave. Shqipëria ka punuar deri më tani shumë fort për disa gjëra. Janë disa kushte për hapjen e negociatave. Ne do të formojmë opinionin përfundimtar në javët e ardhshme, nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse është arritur një progres i mjaftueshëm, dhe këto do t’i diskutojmë me homologët tanë europianë.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua sepse do të mësoj se si vetë kryeministri e shikon zbatimin e parakushteve të ndryshme dhe se si ne mund të mbështesim Shqipërinë në reformat; sepse ne gjithnjë e kemi bërë këtë dhe duam ta bëjmë sërish. Më lejoni të them shumë qartë se Shqipëria ka ndërmarrë projekt-reforma të rëndësishme dhe ka arritur progres. E kam fjalën për rivlerësimin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për shembull, ne folëm për këtë gjë në vizitën e fundit. Kjo forcon gjithashtu sistemin ligjor në tërësi. Ne e dimë se rivlerësimi duhet të zgjerohet drejt policisë. Unë mund vetëm të inkurajoj kryeministrin të vijojë në këtë rrugë.
Ne folëm edhe për çështje të tjera, zbatimin e ligjit në tërësi, por edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj se kemi qenë gjithnjë dakord se për ne kjo nuk realizohet për t’i bërë nder dikujt, por është e një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Kjo gjithashtu krijon potencial për rritjen ekonomike. Kjo krijon potencial për besueshmërinë te investitorët. Kjo krijon mundësi për të ardhmen e të rinjve.
Nuk do të flasim vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, për situatën në Bosnje-Hercegocinë, Kosovë, Serbi dhe sigurisht për pritshmëritë për samitin e Sofjes, por edhe për takimin në Londër në korrik, ku do të vijojë procesi i Berlinit.

Artikulli paraprakKriminale, Bashkia e kryeperversit të Tiranës masakron qentë e qytetit në Sharrë
Artikulli tjetërShpërthejnë protestat kundër Vangjush Dakos: Plehrat po na sëmurin fëmijët!