Berisha reagon për vrasjen në Kamëz: Maskat bëjnë ligjin, vrasin e plaçkisin nën hundën e Xhafës

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë, ku si pasojë e një sulmi me armë humbi jetën qytetari Agim Buçi, 52 vjeç dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita.
Berisha shkruan se ligjin në Shqipëri gjithnjë e më shumë po e bëjnë maskat, të cilat po vrasin e po plaçkitin, duke shtuar se dënon me ashpërsinë më të madhe qeverinë, të cilën ai e quan ekzekutivin e drogës dhe krimit.
“Maskat vrasin e plaçkisin përsëri. Ato bëjnë ligjin!
Një qytetar, një prind, baba, bashkëshort, një hero i vërtet i familjes së tij, Agim Buci u ekzekutua mbrëmë nga maskat në mbrojtje të biznesit të tij.
Bashkëshortja e tij u plagos rëndë.
Kjo ngjarje tronditi thellë qytetin e Kamzës dhe Tiranën!
Duk shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes Buci për këtë humbje tragjike të pakompensueshme dhe uruar shërim të shpejtë zonjës Buci, dënoj dhe një herë me ashpërsinë më të madhe qeverinë e drogës dhe krimit në tërësi dhe Fatzi Xhafën në veçanti, për lidhjet e tyre me krimin dhe për dështimin e plotë të narkopolicisë së shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë së jetës të qytetarëve”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakPD: Rama të dorëzojë Tahirin, po bllokon negociatat
Artikulli tjetërKim Mehmeti shpërthen ndaj Ramës: E pamundur të bindësh një piktor të parealizuar