Taksat e investitorëve/ Shqipëria me nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
Keshtu vlereson DASH ne raportin e fundit bere nga Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit. Lajmin e ben me dije sot nenkryetari i LSI-se, Luan Rama me ane te nje postimi ne faqen e tij ne FB.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon. Dy taksa që ndikojnë jo pak në vendimet që investitorët e huaj marrin, kur përzgjedhin një treg të ri.
Sipas të dhënave të qendrës studimore Altax, Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale, me 23%. Bëhet fjalë për tatimin mbi pagën, që tek ne është në sistem progresiv, me tre nivele.
Ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit tatimi mbi të ardhurat personale varion nga 9-10%, me përjashtim vetëm të Kroacisë dhe Greqisë që janë vende të Bashkimit Europian dhe që kanë respektivisht nivelet 36% dhe 45%.tab taksa
Shqipëria rezulton të ketë edhe nivelin më të lartë të tatim fitimit. Sipas të dhënave në tabelë, kjo taksë ka nivelin 15%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit varion nga 9% në Malin e Zi në 10% në të tjerat. Përjashtim bëjnë sërisht Kroacia dhe Greqia, që kanë nivele më të larta të tatim fitimit, respektivisht 18% dhe 29%.
Një tjetër element që vihet re nga tabela janë ndryshimet e shpeshta të nivelit të këtyre dy taksave krahasuar me fqinjët tanë. Rezulton se Shqipëria ka kaluar në vitin 2013 nga taksa e sheshtë 10% në 15% tatim fitim dhe në taksë profresive deri neë 23% për tatimin mbi të ardhurat personale. Ndërsa vendet e tjera, me përjashtim të Kroacisë dhe Greqisë kanë mbajtur një sistem të pandryshuar fiskal, të paktën për këto dy taksa që prej vitit 2009.
Ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe nivelit të taksave janë kritikuar shpesh nga bizneset vendase dhe të huaja, si një barrierë e madhe që pengon planifikimet afatgjata të investimeve.

 

Artikulli paraprakKush është 28 vjeçari që vrau më armë gjatë grabitjes pronarin e marketit
Artikulli tjetërDhimbje barku? Ja çfarë mund të jetë