Liderët e dy koreve janë pajtuar për t’i dhënë fund Luftës koreane, 65-vjet pas ngrirjes së marrëdhënieve. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se pajtimi përfshinë edhe denuklearizimin e gadishullit korean.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Unë, kanë nënshkruar “Deklaratën e Panmunjomit për Paqe, Prosperitet dhe Unifikim të gadishullit korean”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy liderët kanë shtrënguar duart, derisa premtuan një periudhë të re për Koretë, të cilat, sipas Kim Jong-Un, do të “ribashkohen si një shtet i vetëm”.
Koretë filluan luftën në vitin 1950 kur ushtarët verior të Armatës së Popullit pushtuan Jugun. Edhe pse konflikti i armatosur mori fund tre vjet më vonë, nuk ka pasur marrëveshje të nënshkruar dhe teknikisht dy shtetet kanë mbetur në luftë.
Korea e Jugut dhe Korea e Veriut kanë deklaruar më në fund se do të bashkëpunojnë për pasur një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe kanë shprehur gjithashtu shpresën për ti dhënë fund Luftës Koreane 1950-53 deri në fund të vitit. Dekarata e përbashkët dramatike u bë pas një takimi historik ndërmjet presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Nuk është bërë ende e qartë se çfarë hapash konkretisht do të bëjnë vendet për të arritur këto qëllime madhore. Vendet kanë ndërmend të mbajnë bisedime të nivelit të lartë dhe negociata të tjera për tëçuar deri në fund marrëveshjen e arritur në samit. Të dy vendet deklaruan se sëbashku do të mbajnë bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën për ti dhënë fund luftës që zgjat tashmë prej dekadash pas shkeljes së armëpushimit qëi ka mbajtur Koretë në luftë gjatë gjithë kësaj kohe.
Kim i tha presidentit Moon se në atë moment “ndihej sikur po shkrepte armën në vijën e startit për dy vendet dhe sikur po shkruante një histori të re për marrëdhëniet ndërmjet Jugut dhe Veriut, marrëdhënie të paqes dhe prosperitetit”.
Presidenti Moon dhe Kim Jong Un bënë një takim privat për më shumë se 20 minuta. Sikur të kishim mundësi të dëgjonim se cfarë kanë thënë! Kim i premtoi presidentit Moon se nuk kishte më ndërmend ti ndërpriste atij “gjumin e mëngjesit”, duke iu referuar testimeve raketore.
Kjo është hera e parë që një anëtar i dinatisë Kim shkel në territorin e Koresë së Jugut që në vitin 1953. Të dy liderët shtrënguan duart dhe buzeqeshën sinqerisht përpara kamerave. Kim dhe Moon gjithashtu mbollën sëbashku një pemë pishe si simbol të paqes përpara se të vazhdonin me mbledhjen e tyre të dytë të samitit. Pranë pemës ata vendosën një pllakë guri ku ishin gdhendur fjalët: : “U mbollën paqja dhe prosperiteti”.
Samiti është duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës dhe ka gjeneruar komente dhe analiza të shumta. Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se e mirëpritste samitin, por nuk priste ndonjë arritje të madhe. “Ndihem shumëi inkurajuar nga kjo që po ndodh,” tha Johnson përpara reporterëve. “Megjithatë, duke pasur parasysh planet e Koresë së Veriut për të zhvilluar armë bërthamore, nuk do të preferoja të tregohesha më optimist sec duhet në këtëfazë”. Kina e ka mirëpritur samitin, duke thënë se të dy vendet meritojnë një duarttrokitje të fortë për këtë hap historik drejt paqes.
Trump: Lufta koreane po merr fund
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në Tweeter lidhur me takimin historik mes dy Koreve, duke shkruar: “Lufta Koreane po merr fund”.
Presidentët e dy Koreve ranë dakord të çlirojnë gadishullin nga armët bërthamore, por nuk ofruan asnjë hollësi për hapat që do të merren për të arritur këtë synim.
“Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë populli i saj i madh duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet tani në Kore! ” shkruante zoti Trump. “Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë,” shkruante ai të premten në mëngjes.
Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të së premtes ndërmjet udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dy vendet konfirmuan synimin e tyre për të siguruar “një gadishull korean të lirë nga armët bërthamore”.
Në takimin e parë, në më shumë se një dekadë, të dyja palët thanë se do të kërkojnë një marrëveshje për të vendosur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në gadishull.
Bisedimet ndërmjet dy udhëheqësve ishin “serioze dhe miqësore” thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Jugu citoi udhëheqësin e Koresë së Veriut të ketë thënë se “ne duhet ta vlerësojmë këtë mundësi në mënyrë që plagët midis Jugut dhe Veriut të shërohen”.
Më herët të premten, Kim shprehu interesimin për të vizituar Korenë e Jugut dhe rezidencën presidenciale, Blue House.