Raporti i Departamentit të Shtetit fut në rreth të kuq Ramën: Rrezik për interesat e qeverisë amerikane

Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit fut në rreth të kuq qeverina Rama duke e kosnsideruar thuajse si armike të intresave të qeverisë amerikane. Ky fakt është bërë i ditur në një raport të Byrojsë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit. Raporti i vitit 2017 ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjendjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Në këtë raport shkruhet se: Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane.
Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, ryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore.
Raporti i Departameëntit të Shtetit
Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri tregon në mënyrë të pagabueshme se Progres Raporti i Komisionit Evropian, i publikuar pak ditë më parë, ka dështuar në vlerësimin e saktë të përforcimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri — një nga pesë kriteretkryesore për hapjen e bisedimeve me BE-në.
Në hyrje të progres-raportit, shkruhet se:
Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është në linjë me standardet evropiane dhe Shqipëria ka ratifikuar pjesën më të madhe të konventave ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. [..] Politikat dhe kuadri ligjor mbi mosdiskriminimin është gjërësisht në linjë me standardet evropiane.

Në vijim, në progres-raport shkruhet se “ligjet mbi të burgosurit dhe punonjësit e burgjeve nuk janë ndryshuar ende për të siguruara pajtimin me standardet evropiane”.
Raporti i Departamenti të Shtetit tregon qartë se çfarë do të thotë se nuk është përmbushur “pajtimi me standardet evropiane”. Ai rendit disa nga gjetjet si më poshtë:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Avokati i Popullit raportuan se kushtet në disa qendra të paraburgimit ishin shumë të dobëta deri në nivelin e kushteve çnjerëzore.
Avokati i Popullit dhe organizatat joqeveritare raportuan se autoritetet kanë mbajtur të dënuar me probleme mendore në të njëtin vend me të burgosurit e shëndetshëm, dhe aksesi në kurimin e sëmundjeve të shëndetit mendor mungon.
Institucionet e burgjeve janë të tejmbushura, të burgosurit kanë akses të kufizuar në tualet, dhe kanë pak ose aspak ajrosje, dritë natyrale, apo krevate dhe stola. Sistemi i monitorimit me kamera nuk ekziston ose është i pamjaftueshme në pjesën më të madhe të komisariateve.
Ndërsa ligji i jep të dënuarve të drejtën për të pasur një avokat të paguar nga shtetit, OJQ-të raportojnë se procesi i marrjes në pyetje shpesh ndodh pa praninë e një avokati.
Shembujt e fundit, të cilat mbështesin gjetjet e mësipërme janë mbajtja në paraburgim e protestuesve të Rrugës së Kombit dhe arrestimi i shtetases amerikane pa i mundësuar asaj praninë e një avokati për 7 orë.

Raporti i Komisionit Evropian infromon se “gjatë periudhës së raportimi, 22 drejtorë burgjesh janë larguar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është zëvendësuar katër herë.” Por, raporti i Departamenti të Shtetit na shpjegon arsyen e këtyre lëvizjeve:
Pjesa më e madhe e drejtorëve të burgjeve u pushuan gjatë vitit si pasojë e akuzave për korrupsioni, abuzim me detyrën dhe shkelje të tjera të ligjit.
Progres-raporti ka për qëllim të japë një pasqyrë për gjendjen e respektimit të ligjeve të BE-së dhe në veçanti, të pesë prioriteve kryesore të formuluara në progres raportin e vitit 2016, nga qeveria shqiptare.
Ky raport do të jetë baza mbi të cilën do të vlerësohet vendimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por është e qartë se në krahasim me raportin e KE-së, raporti i DASH shfaq një realitetin të errët të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Artikulli paraprakDeputetët gjermanë refuzuan darkën e Ramës me paratë e drogës, 17 mijë euro për person abonimi vetëm për hyrjen
Artikulli tjetërShifra zyrtare/ 43580 biznese janë mbyllur nga 1 janari 2015 deri sot