Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri iu përgjigj deputetes së PD-së Jorida Tabaku pas deklaratës së saj në lidhje me “Gulf” kur tha se, ndryshe nga biznesi i vogël, i cili gjobitet deri në 500 mijë lek, është lënë i lirë nga shteti të ushtrojë veprimtarinë e tij, pa paguar asnjë detyrim.
Gjiknuri në përgjigje ndaj Tabakut se këto janë broçkulla, duke sugjeruar se nëse kishte fakte ti drejtohen organit të akuzës.
“Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit. Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbureve do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet”, u shpreh Gjiknuri.
Pas kësaj deklarate të Gjiknurit Tabaku i është kundërpërgjigjur duke i publikuar videon kur prezantonte ardhjen e Gulf në Shqipëri në qershor të vitit 2014.
Postimi i Tabakut
“Lexoj deklaraten e Gjiknurit ndaj fakteve te prezantuara sot nga Partia Demokratike per skemen korruptive te mbeshtetur nga qeveria te skandalit Gulf e nuk gjej pergjigje:Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant per investitorin serioz? Kur doli garant per ruajtjen e tregut? Kur doli garant per cilesine e karburantit?
Po investitori serioz kush eshte?
Lexoj deklaraten e Gjiknurit ndaj fakteve te prezantuara sot nga Partia Demokratike per skemen korruptive te mbeshtetur nga qeveria te skandalit Gulf e nuk gjej pergjigje:Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant per investitorin serioz? Kur doli garant per ruajtjen e tregut? Kur doli garant per cilesine e karburantit? Po investitori serioz kush eshte?
Gepostet von Jorida Tabaku am Freitag, 27. April 2018