Një detaj kurioz mbi vizitën e Ramës në Berlin, i cili tregon se si diplomacia është një gjuhë “teknike” dhe se si asnjë detaj nuk mund t’i lihet rastësisë, bëhet i ditur nga burime diplomatike evropiane në Tiranë.
Në të vërtet, restoranti, një klub ekskluziv privat, “China Club” – ku vetëm për të hyrë duhet të paguash një kuotë vjetore prej 10 mijë eurosh, në të cilën mbahen ekspozita të artit bashkëkohorë kinez- me shumë mundësi është zgjedhur nga Kryeministri Rama në përpjekje për të përdorur sërish kartën e “kulturës” për të treguar se Shqipëria është në një hap me Evropën.
Por dreka e organizuar nga Rama u bojkotua nga të gjithë të ftuarit zyrtarë, punonjës publik gjermanë sepse vendi i zgjedhur është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave, dhe mbi të gjitha sepse, duke qënë një restorant kinez, do të interpretohej nga të ftuarit si një sinjal diplomatik i parehatshëm. Pra kërcënimi nga ana e Shqipërisë se në rast se Gjermania nuk pranon të çel negociatat për hapjen e bisedimeve, Shqipëria do të drejtohet drejt Kinës.
Deputetët gjermanë njohës të mirë të realitetit dhe trafikut të drogës në Shqipëri si dhe të lidhjeve të trafikantëve me familjen kryeministrore kanë refuzuar një darkë që do të paguhej me paratë e drogës dhe korrupsionit.
Kultura politike gjermane nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën e krimit dhe të trafiqeve që përfaqëson Rama. Ndaj deputetët gjermanë janë distancuar nga Kryeministri i një vendi që tentoi ti gostisë ata me paratë që u vjedh shqiptarëve dhe drogën që u shet gjermanëve.
China Club Berlin konsiderohet si klubi më ekskluziv në Gjermani, dhe këtë pretendim e gjen që në hapje të faqes zyrtare që ‘të flet’ në dy gjuhë, gjermanisht dhe anglisht.
I pozicionuar mes të famshmes Brandenburg Gate dhe Memorialit të Holokaustit, klubi ndodhet në zemër të Berlinit, një prej qyteteve më afluente dhe chic të Europës.
Klubi është ndërtuar për ata që konsiderohen si ‘të përzgjedhurit’ nga bota e biznesit, shoqërisë, kulturës dhe politikës, me një mjedis të përshkruar si global, madhështor dhe kozmopolit.
Themeluesja e klubit është një interior designer gjermane e quajtur Anne Maria Jagdfeld. Bota dhe kultura kineze i ka shërbyer asaj si temë kryesore për klubin ekskluziv.
CHINA CLUB BERLIN është i përbërë nga restoranti, bari, biblioteka, suita private dhe një verandë në çati.
Dhomat e ngrënies janë private (salete) të cilat janë krijuar me mure të lëvizshme për të mundësuar akomodimin e darkave sipas numrit të klientëve.
Suitat kanë emra ‘premtues’ si ‘Konkubina’, ‘Imperial’ apo ‘Taipan’. Muret janë të veshur me mëndafsh.