Policia italiane ka goditur një bandë kriminale, pjesë e të cilës bënin pjesë edhe shqiptarë. Mësohet se në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, karabinierët e stacionit Misano Adriatico zhvilluan një operacion i cili në fund të hetimeve arrestoi 3 persona që konsideroheshin maja e një rrjeti të gjerë droge.
Mediat italiane bëjnë me dije se, hetimi filloi në verën e vitit 2017, kur shpërndarësit të gjithë shqiptarë, u zbuluan duke udhëtuar midis Riccione dhe Cattolica për të furnizuar konsumatorët.
Të arrestuarit, sipas hetuesve, për të shitur drogë mbështeteshin tek ndjekësit që dorëzonin fizikisht dozat.
Një gjë ndryshe e kësaj bande, me të cilat karabinierët nuk ishin hasur më parë, ishte se klientët, kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri. Pas kësaj telefonate niste shpërndarja e drogës në Itali, nga shpërndarësi i cili vepronte në zonën e Riminit.
Gjatë hetimit, karabinierët kryen gjithashtu 4 arrestime në flagrancë ndërsa shpërndahej droga. Gjatë arrestimit u sekuestruan 30 gram kokainë.
Në pranga përfunduan Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeç, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç të cilët kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre.
Të tre u arrestuan nga karabinierët e Stacionit Misano, gjatë kontrollit të shtëpive të shpërndarësve.
Sekuestrohen 248 kg drogë në Greqi
Polica greke ka zhvilluar një tjetër aksion antidroge ditën e sotme duke sekuestruar 248 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë tre persona. Policia e Janinës ka ndjekur dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër dhe i ka kapur në Dhotsiko, Grevena.
Mësohet se në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 80 pako me 248 kg 400 gram marijuanë. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar, me kartë homogjeni të falsifikuar, i arratisur nga burgu i Trikallas pasi kishte marrë leje në 15 shkurt 2013 dhe nuk ishte kthyer.
Një ditë më parë u godit një bandë shqiptare e trafikut të drogës në Belgjikë ku u arrestuan 31 persona, ndërsa hetimi kishte fgilluar dy vite më parë.
Pas dy viteve të hetimit, Policia Gjyqësore Federale (PJF) e Mons-Tournai bëri 47 kërkime në rrethin (Tournaisis, Péruëelz, Hauts-Pays, Borinage dhe Mons), në rajonin e Namurit dhe në provincën e Luxembourg. Ata rezultuan me arrestimin e 31 personave.
Nga e diela deri të enjten natën, jo më pak se 290 policë dhe shumë shërbime u mobilizuan për të kryer këtë ndërhyrje që është pjesë e dosjes për organizimin kriminal, trafikun e drogës, trafikun e rreme bileta, prostitucion, mashtrim doganor dhe pastrim parash.
Sipas mediave belge Policia pas operacionit ka deklaruar se me këta perona ka qenë e lidhur dhe mafia shqiptare, e cila kishte plantacione me kanabis.