Basha: Fundi i kësaj periudhe të turpit kombëtar, askush s’do ti shpëtojë drejtësisë

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar se është koha ti jepet fundi këtij turpi kombëtar ku vendi qeveriset nga njerëz që kanë bashkuar politikën me krimin dhe ku shqiptarët po vidhen çdo ditë. Basha deklaroi se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe se askush nuk do të mund ti shpëtojë drejtësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama një mesazh të qartë dhe të prerë: ndalu para se të jetë vonë, para se të çosh vendin në destabilitet.
Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha tha se nevoja për ndryshim është urgjente dhe ndryshimi duhet të fillojë tani.
“Ky Kuvend është dëshmi për të ndryshuar, për të parë të vërtetat në sy”, theksoi Basha.
Sipas tij, demokratët duhet të ndjehen mirë për një gjë themelore: ne i kemi shërbyer Shqipërisë dhe interesit publik, shpëtuam Shqipërinë nga shndërrimi në një Kolumbi të Europës, e bëmë këtë edhe kur e gjithë Bota dyshonte në denoncimet që benim ne, pasi Europa dhe Bota nuk mund ta mendonte se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm ishin vënë në shërbim të krimit.
Basha tha se ne shpëtuam politikën nga krimi, nuk bëmë aleancë me krimin, nuk kërkuam vota nga krimi, ndërkohë që Edi Rama i fuste në Parlament dhe në politikë si socialistë.
“Sot kemi më pak kriminale në politikë, falë këmbënguljes, guximit dhe kurajës që treguam”, theksoi Basha. Sipas tij, Edi Rama është sot në pushtet falë parave të siguruara nga droga dhe krimi, është sot në pushtet për shkak të atyre që u shitën tek ai duke tradhtuar inetersin publik, për shkak të humbjes së busullës së moralit të elitave shoqërore.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye marrëveshjes së 18 majit të vitit të shkuar që solli një rezultat zhgënjyes për këtë parti. Basha thekson se marrëveshja ishte e imponuar nga lobimet e forta sipas tij të Edi Ramës
“Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje.
Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet.
Tahiri në krye të shtabit të Tiranës e kishte bërë punën e tij me bandat dhe paratë e drogës. Sigurisht që Vangjush Dako e Qazim Sejdini e kishin bërë punën e tyre. Midis një opozite false të emëruar në parlament me një opozitë ballore, morale dhe të vërtetë, ne zgjodhëm të dytën. Ishte një tërheqje e përkohshme për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të nisur një sulm vendimtar”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: Dora ime e shtrirë për kritikët për bashkim: Orë kritike, përballë një qeveri kriminale
Artikulli tjetërZaptimi i hapsirave publike/ Veliaj “mbjell” në mes të natës kioska qoftesh tek parku Rinia (Foto)