Derbi i Italisë, Inter-Juventus, nuk mbyllet “kurrë”! Por pas polemikave në rrjetet sociale, tashmë situata duket se është bërë më serioze.
Përveç tensioneve dhe shumë vendimeve të diskutueshme të arbitrit Orsato, u bashkuan edhe dy video të arbitrit të katërt Tagliavento, të cilat lënë vend për diskutim.
Tagliavento është kapur nga kamerat teksa fliste në kufje pas golit të 2 të Juventusit dhe në rrjetet sociale thuhet se arbitri thotë fjalët: “Ora vinciamo!”
Megjithatë, ky nuk ishte episodi i vetëm, pasi një tjetër video është publikuar, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mire sot eh? U tregua i zoti sot (për arbitrin kryesor” dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.
Pas këtyre dy videove ka reaguar edhe kreu i Prokurorisë së FIGC-së, Giuseppe Pecoraro, i cili sipas “Ansa”-s do të kërkojë që të gjitha rastet e dyshimta në këtë ndeshje të rishikohen nga një numër më i madh specialistësh. Por gjithashtu, Pecoraro ka kërkuar edhe dy videot të jenë me cilësi më të mirë. /tch/